Page 161 - Demo
P. 161


                                    Nxënësi/ja:Testimi është një nga proceset më të rëndësishme gjatë krijimit të një software-i të ri. Nëse një program i ri nuk testohet paraprakisht, ai mund të dështojë, duke sjellë pasoja serioze për zhvilluesit dhe përdoruesit përfundimtarë. Megjithatë mund të jetë e vështirë për të testuar çdo rezultat të mundshëm, madje edhe testimi më rigoroz nuk mund të kapë çdo gabim në program. Ka shumë shembuj të situatave ku sistemet e reja kompjuterike ose përmirësimet e programeve kanë shkaktuar probleme të mëdha, sepse ato nuk janë testuar siç duhet. Testuesit përpiqen në mënyrë aktive për të thyer sistemin, duke e shtyrë atë në ekstreme me qëllim që të provojnë forcën dhe elasticitetin e tij.Plani i testimitZhvilluesit e programeve përdorin plane testimi që kontrollojnë një sërë lloje të dhënash në rrethana të ndryshme. Një plan testimi është një listë e kërkesave të dizenjuara për të siguruar që zgjidhja e koduar funksionon siç pritej. Plani i testimit do të përfshijë udhëzime specifike në lidhje me të dhënat dhe kushtet me të cilat do të testohet programi.Shembull i një plani testimi Mund të përdorim një plan testimi për të kontrolluar seksionin e mëposhtëm të kodit për të parë nëse ka ndonjë gabim.5.8 Testimi i të dhënaveAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Figura 1 jep shembullin e një tabele testimi të një programi, i cili duhet të pranojë vetëm një IoT-it.rezultat nëse vlera e futur është midis 1 dhe 99 përfshirëse.Kategoria Të dhënat e testimit Rezultati i pritur Rezultati aktual Kaloi testiminNormal 21 Të dhënat pranohen Të dhënat pranohen Normal 77 Të dhënat pranohen Të dhënat pranohen Ekstreme 1 Të dhënat pranohen Të dhënat pranohen Ekstreme 99 Të dhënat pranohen Të dhënat pranohen Të pavlefshme 0 Të dhënat refuzohen Të dhënat refuzohen Të pavlefshme 100 Të dhënat refuzohen Të dhënat pranohen Të pavlefshme informacion Të dhënat refuzohen Të dhënat refuzohen Fig. 1 kupton se si mund të testohen të dhënat dhe si krijohet një plan testimi duke përdorur të dhënat normale, të pavlefshme dhe ato ekstreme.Siç shihet gjashtë nga shtatë artikujt e të dhënave të testimit kanë kaluar testimin. Megjithatë, pika e gjashtë në tabelë ka prodhuar një rezultat të papritur. Vlera 100 duhet të ishte refuzuar, por u pranua nga programi. Natyra iterative e procesit të zhvillimit është e dukshme këtu, pasi programuesi tani do të duhet të kthehet në fazën e zbatimit për të gjetur gabimin që e ka shkaktuar këtë problem. Pas ndryshimit të kodit, do të ishte e nevojshme të testoheshin përsëri të dhënat dhe të siguroheshin dëshmi të këtij testimi me një tabelë të përditësuar testimi.Ky ishte një lloj testimi i programit. Përse kjo fazë është e rëndësishme gjatë zhvillimit të programeve? A dini ju ndonjë metodë tjetër testimi? Diskutoni me shokët. 159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165