Page 162 - Demo
P. 162


                                    TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEfirst = input(“Input the first number”) second = input(“Input the second number”) print(“The sum is”,first+second)Një plan testimi i thjeshtuar mund të duket si në tabelën e mëposhtme (fig. 2):Tipari Rastet e testimit Rezultati i pritshëm Rezultati aktualMbledhja e gjithë numrave Nr i parë: 0, 4, 44, 4444Nr i dytë: 0, 4, 44, 44440, 8, 88, 8888 00, 44, 4444, 44444444Mbledhja e numrave dhjetorëNr i parë: 1.0, 1.2, .01 Nr i dytë: 1.0, 1.2, .01, 2.0, 2.4, 0.02 1.01.0, 1.21.2, .01.01Trajtimi i vargjeve I pari: një , dyI dyti: një, dyGabim sintakse sepse nuk mund të mbledhë vargjet së bashkuNjënjë, dydyKolona Rezultati aktual jep disa rezultate të papritura. Programi kompjuterik ekzekuton pa ndonjë gabim sintakse, kështu që duhet të ketë një gabim semantik (kuptimor). Për të rregulluar këtë gabim semantik do të duhet të konvertohen të dy vlerat së bashku në një numër të plotë. Një zgjidhje do të ishte që të bëhet një konvertim i integruar në linjë në secilën prej dy linjave të para. Për shembull:first = int(input(“Input the first number”))Le të shikojmë disa nga karakteristikat e testimit të një programi.Rastet e testimit janë grupe individuale të variablave ose kushteve që përdoren për të parë nëse tiparet e software-it funksionojnë siç pritej. Në planin e testimit raste të ndryshme të testimit mund të planifikohen dhe më pas testohen. Gjatë dizenjimit të rasteve të testimit, një ide e mirë është hartimi i disa rasteve të testimit që do të kontrollojnë nëse software-i do të dështojë dhe disa të tjera që do të kontrollojnë nëse ai do të ketë sukses.Rastet e përdorimit janë grupe individuale të udhëzimeve ose hapave në të cilat përdoruesi mund të përdorë software-in. Një rast përdorimi, gjithashtu, mund të jetë pjesë e një plani testimi.Kriteret e testimit. Çdo fushë e planit të provës ka nevojë për kritere, në mënyrë që ju të dini nëse ka dështuar dhe pse ka dështuar. Kushtet për suksesin ose dështimin e çdo prove duhet të vendosen nga kontrollori.Kriteret e pranimit. Testi i pranimit zakonisht kryhet nga përdoruesit e synuar të sistemit, që zakonisht janë njerëzit që kanë kërkuar ose porositur programin. Qëllimi i testit të pranimit është të kontrollojë nëse sistemi kryen saktësisht atë që i kërkohet. Kriteret e pranimit duhet të përcaktohen qartë paraprakisht. Ky është kriteri sipas të cilit përdoruesi vendos nëse software-i është i pranueshëm.Kontrolli i versionit. Është me të vërtetë e rëndësishme që të mbahen shënime të hollësishme për të gjitha testet që janë kryer si dhe për çdo ndryshim që është bërë pas testeve. Një sistem i kontrollit të versionit përdoret për të ndjekur ndryshimet në zhvillimin e software-it. Ndonjëherë gabimet në software mund të gjenden më vonë. Ndjekja e kontrollit të versionit siguron që zhvilluesit të kthehen dhe të shohin se çfarë ndryshimesh janë bërë në të.Të dhënat e testimitPër të provuar plotësisht një program, duhet ta provoni duke përdorur të dhëna normale, ekstreme dhe të veçanta. Të dhënat, që i përkasin secilës prej këtyre kategorive, varen nga fakti se për çfarë është projektuar të bëjë programi.Fig. 2160
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166