Page 163 - Demo
P. 163
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEPara kryerjes së një prove duhet të vendoset se cilat të dhëna do të përfshihen në rastin e testimit. Zakonisht nuk është e mundur të kryejmë teste me çdo pjesë të mundshme të të dhënave. Pra, zhvilluesit do të zgjedhin një sasi të kufizuar të të dhënave, si:• Të dhëna të vlefshme (valid), që janë të dhënat më të dukshme ose të përbashkëta që duhet të punojnë.• Të dhëna të vlefshme ekstreme (valid extreme), që janë të pazakonshme, ekstreme ose të papritura, p.sh. më të lartat dhe më të ulëta (të dhënat që testojnë kufijtë, por që duhet të funksionojnë).• Të dhëna të pavlefshme (invalid), që janë të dhëna që duhet të dështojnë patjetër. • Të dhëna ekstreme të pavlefshme (invalid extreme), që janë të dhënat që janë në skaj të dështimit dhe pothuajse janë të pranueshme.• Të dhëna të gabuara (erroneous), që janë të dhënat e llojit të gabuar të të dhënave.Testet duhet të gjejnë nëse programi funksionon siç pritej. Të dhënat hyrëse të dukshme duhet të konfirmojnë se programi punon siç pritej. Të dhënat testuese ekstreme do të zgjidhen për të provuar se çfarë e thyen sistemin.Është gjithashtu e rëndësishme të dini se të dhënat ekstreme të testimit nuk janë testimi i kufirit. Ndonjëherë të dhënat ekstreme janë referuar si “testimi i kufirit”, por kjo është jo krejt e saktë.Të dhënat ekstreme merren vetëm me vlerat e ulëta dhe të sipërme në një varg, në këtë rast 0 dhe 50, ndërsa testimi kufitar do të përfshijë gjithashtu -1 dhe 51 (vlerat e para jashtë kufirit).Tabelat e gjurmimitGjatë testimit të shembujve më të ndërlikuar të software-it, nganjëherë, është e nevojshme të provohen një numër kushtesh dhe nënkushtesh në të njëjtën kohë. Një tabelë gjurmimi mund të përdoret për të regjistruar rezultatet e testit. Tabela e gjurmimit për një shembull shumë të thjeshtë, siç është: x = y + 2, jepet në tabelën e mëposhtme.Një tabelë gjurmimi mund të duket shumë e ngjashme me një plan testimi, por pa titujt e tjerë si Rezultati i pritshëm dhe Rezultati aktual.Tabelat e testimitTabelat e testimit përdoren për të siguruar një strukturë për testimin. Programuesit shpesh krijojnë një tabelë me një përzgjedhje të të dhënave normale, ekstreme dhe të veçanta, që ata kanë ndërmend të përdorin gjatë testimit. Tabela do të përfshijë:• një kolonë për rezultatin e pritur,• një kolonë për atë që ndodh në të vërtetë kur programi ekzekutohet.Programuesi do t’i referohet kërkesave funksionale të krijuara në fazën e analizës për të vepruar si një kujtues i inputeve që programi pritet të trajtojë. Mund të jetë e Y x13 1525 271200 1202161

