Page 164 - Demo
P. 164
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEdobishme të përfshihet një kolonë përfundimtare, ku të vendoset një shenjë ose një kryq për të dhënë një vështrim të përgjithshëm të testimit (shembulli i tabelës te rubrika “Aktiviteti”). Një tabelë testimi përfshin: • të paktën dy artikuj të të dhënave normale,• të paktën dy artikuj të të dhënave të veçanta ose të jashtëzakonshme,• të dy vlerat ekstreme nëse teston një sërë numrash.Një praktikë e mirë është gjithashtu testimi i vlerave menjëherë jashtë rrezes së pranuar, pasi është e zakonshme të gjesh gabime që ndodhin për shkak të një deklarate përzgjedhjeje që arrin përdorimin e operatorëve logjik të pasaktë.GabimetEkzistojnë tri lloje të gabimeve që ju duhet të kuptoni.Gabimet e sintaksës. Këto janë gabime në drejtshkrimin ose gramatikën e përdorur gjatë kodimit. Zhdukja e një shkronje, karakteri ose harresa për të përfshirë shenjat e pikësimit janë shembuj të zakonshëm të gabimeve të sintaksës. Një gabim i sintaksës do të identifikohet nga një përkthyes, pasi ai nuk do të jetë në gjendje të konvertojë kodin burimor në kodin e makinës.Gabimet e ekzekutimit. Ndonjëherë quhen gabime “runtime”. Gabimet e ekzekutimit bëhen të dukshme vetëm gjatë kohës së ekzekutimit. Një gabim ekzekutimi ndodh, kur një programi i kërkohet të bëjë diçka që nuk mundet, duke rezultuar në një aksident, “crash”. Shembulli i përdorur gjerësisht i një gabimi të ekzekutimit është kur i kërkohet një programi të kryejë pjesëtimin me 0. Trajtimi i skedarëve gjithashtu mund të rezultojë në gabim ekzekutimi, më shpesh kur bëhet një përpjekje për të shkruar në një skedar që nuk ekziston.Gabimet logjike. Një gabim në logjikën e kodit është përdorimi i < në vend të > ose AND në vend të OR. Programi do të ekzekutojë kodin, por do të prodhojë rezultate të papritura. Gabimet logjike nuk janë të lehta për t’u gjetur. Fillimisht programi duhet të testohet për të parë nëse ai përmbush kërkesat. Nëse vërehet që të paktën një prej kërkesave nuk plotësohet, atëherë duhet nxjerrë në pah ajo dhe duhet bërë lidhja e saj me kodin. Nëse vërehet vetëm një sjellje e gabuar e programit, mund të shihet se cila pjesë e kodit është përgjegjëse për të. PROVO VETENNëse keni dizenjuar një program për të përpunuar rezultatet e testit të nxënësve nga 0 në 50, atëherë të dhënat normale, ekstreme dhe të jashtëzakonshme mund të jenë si më poshtë. Plotëso tabelën.Rast testimi ShpjegimiShembull, ku një rezultat duhet të jetë midis 0 dhe 50Normal Të dhëna që ju duhet të prisni të punoni ose të pranoni dhe që gjenden brenda rrezes.Ekstreme Të dhënat në kufijtë e poshtëm dhe të sipërm të vargut.Të pavlefshme Të dhëna që nuk duhet të pranohen nga programi.162

