Page 165 - Demo
P. 165
Nxënësi/ja:Kur shkruani programet, kodi duhet të jetë sa më i lexueshëm dhe pa gabime. Procesi i Debugging-ut ndihmon në mbajtjen e kodit pa gabime dhe dokumentimi ndihmon në ruajtjen e kodit të qartë për të lexuar dhe për t’u kuptuar.Dokumentimi i koditNjë kod, i cili është i vështirë për t’u lexuar, gjithashtu e bën të vështirë për të kuptuar se çfarë po përpiqet të bëjë programi. Ai vështirëson edhe të kuptuarit e qëllimit të çdo variable, procedure dhe funksioni. Gabimet janë më të lehta për t’u ndrequr, kur kuptojmë kodin që po lexojmë.Kur e dokumentojmë kodin, e bëjmë më të lehtë për ta lexuar dhe kuptuar. Ne gjithashtu dokumentojmë kodin në rast se:• ne duhet të rikthehemi për ndryshime në të në një datë të mëvonshme;• dikush tjetër duhet ta ndryshojë ose ta rregullojë atë.Si të dokumentoni kodinKodi i dokumentimit është shumë i drejtpërdrejtë. Ai realizohet:• duke dhënë emra kuptimplotë për variablat, procedurat dhe funksionet;• duke vendosur komente brenda kodit për të shpjeguar qëllimin e secilit hap.5.9 Udhëzimet e projektimitAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it. kupton udhëzimet e projektimit për përdoruesin dhe se si zgjidhjet dokumentohen për një përdorues të ri.Në mësimin e kaluar mësuat mbi gabimet dhe llojet e tyre. Shiko programin në Python (fig. 1):Kodi përmban disa gabime logjike që do të bëjnë që programi të sillet jo si dëshirojmë:Fig. 1mosha = int(input(“Sa vjec je? “)) if mosha == 65: print(“I vlefshem per ulje.”) elif mosha >= 15: print(“I vlefshem per ulje.”)1. Rreshti 2 përmban shprehjen e gabuar Boolean-e. Programi pyet nëse jemi të moshës 65 vjeç, jo nëse jemi 65 vjeç ose më shumë. Prandaj, nëse jemi saktësisht 65, do të marrim një zbritje. Nëse jemi më të vjetër se 65 vjeç, nuk do të shfaqet asnjë mesazh.2. Rreshti 4 gjithashtu përmban shprehjen e gabuar Boolean-e. Programi pyet nëse jemi 15 vjeç ose më të vjetër. Ai duhet të pyesë nëse jemi 15 apo më pak.3. Ka një udhëzim që mungon. Nëse nuk jemi 65 vjeç e lart ose 15 vjeç, programi nuk na tregon se nuk kemi të drejtë për zbritje.Atëherë si mund t’i korrigjojmë këto gabime?163

