Page 166 - Demo
P. 166
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEDuke pasur kodin e dokumentuar siç duhet, e bëjmë shumë më të lehtë për një programues të kuptojë dhe, nëse është e nevojshme, korrigjojë (debug) programin.Përdorimi i emrave kuptimplotëKudo, ku është e mundur, duhet të përdoren emra kuptimplotë për variablat, procedurat dhe funksionet. Shikoni këtë program të thjeshtë në Python (fig. 2):x = int(input(“Jep vleren e x: “)) y = x * 4 print(“y = “) print(y)Fig. 2Në shikim të parë mund të jetë e vështirë të kuptohet se çfarë bën ky program. Është e qartë se një numër futet dhe një numër tjetër shfaqet në ekran, por përtej kësaj nuk është e qartë se cili është qëllimi i programit. Tani shikoni këtë program të thjeshtë në Python(fig. 3):gjatesi = int(input(“Jep vleren e brinjes: “)) perimetri = gjatesi * 4 print(“Perimetri i katrorit eshte: “) print(perimetri)Fig. 3Këtë herë është shumë më e lehtë për të përcaktuar qëllimin e programit (p.sh. llogarisni perimetrin e një katrori). I vetmi ndryshim midis dy programeve është se programi i dytë përdor emra kuptimplotë për variablat (dhe në mesazhet).Një emër kuptimplotë na lejon të kuptojmë me lehtësi se çfarë bën ose përse përdoret variabli, procedura ose funksioni.Emrat pa kuptim e bëjnë kodin të vështirë përt’u kuptuar. Emrat e kuptueshëm dhe kuptimplotëbëjnë që qëllimi i kodit të jetë lehtësisht i deshifrueshëm.Përdorimi i komenteveNjë koment është një ose më shumë fjali që shpjegojnë qëllimin e një seksioni të kodit. Një koment vendoset pak para (ose pas) kodit të cilit i referohet.Komentet e shkruara mirë shpjegojnë:• emrin e programit dhe autorin e tij;• atë që programuesi synon të realizojë kodi;• nëse programuesi mendon se kodi mund të shkruhet më mirë;• ku programi mund të jetë i paplotë ose duhet të përditësohet.164

