Page 168 - Demo
P. 168


                                    Nxënësi/ja:5.10Në shkencën kompjuterike, një shtresë abstraksioni ose një nivel abstraksioni është një mënyrë që përdoret për të fshehur detajet e zbatimit të një funksioni të caktuar, duke mundësuar kështu lehtësimin e ndërveprimit dhe pavarësinë nga platformat mbështetëse. Më konkretisht, në fushën e inxhinierisë software abstraksioni është teknika për fshehjen e ndërlikimeve (kompleksitetit) të sistemeve kompjuterike. Kjo realizohet duke ndërtuar një shtresë të thjeshtuar nëpërmjet të cilës përdoruesi ndërvepron me sistemin duke mos pasur aspak dijeni për detajet e ndërlikuara që gjenden nën nivelin, ku ai po punon. Abstraksioni njihet si një nga 4 elementet themelore të shkencës kompjuterike. Tre të tjerat janë algoritmet, dallimi i modeleve (pattern recognition) dhe shpërbërja (decomposition). Abstraksioni është i ndërtuar sipas konceptit të shtresave. Çdo shtresë konsiderohet si e vendosur mbi një tjetër, në qoftë se ajo ka varësi nga shtresa poshtë saj. Kjo e fundit i siguron shërbimin që i nevojitet shtresës së mësipërme. Çdo shtresë mund të funksionojë në vetvete pa shtresën e mësipërme, por ajo ka nevojë për shërbimin e shtresave poshtë saj që të mund të funksionojë. Abstraksioni gjen zbatim në disa nivele (si p.sh. në hardware apo software) dhe në disa fusha të shkencës kompjuterike (si bazë të dhënash, rrjetet kompjuterike etj.). Disa shembuj të përdorimit të abstraksionit në fushën e kompjuterave janë: abstraksioni në nivelhardware-sh, niveli i gjuhëve të programimit (gjuhët e nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët), modeli OSI që standardizon protokollet e komunikimit në rrjetet kompjuterike etj.Koncepti i abstraksionitAktivitet:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it. kupton konceptin e abstraksionit në lidhje me hardware-t dhe software-t.Në sistemet kompjuterike të ditëve të sotme, përdoruesit i shfaqet një ndërfaqe shumë e thjeshtuar ndërveprimi me kompjuterin. Synimi i zhvilluesve të këtyre sistemeve është që përdoruesi ta ketë sa më të thjeshtë e të kuptueshme mënyrën si duhet ta komandojë kompjuterin, pa pasur nevojë të ketë dijeni mbi mënyrën se si kompjuteri funksionon. Nëse hap një dokument word-i në ekran, a të duhet të bësh ndonjë veprim ndryshe nëse pajisja, nga e cila ti e hape dokumentin, është laptop, desktop, notebook, iPad apo celular? Po në qoftë se ti po hap një faqe interneti nga celulari yt, a të duhet të kesh informacion nëse kompjuteri server, të cilit ti po ia bën këtë kërkesë ka arkitekturë 32 apo 64 bitëshe apo vepron mbi sistem operativ Windows ose Linux? Përgjigja për të dyja rastet fatmirësisht është jo. Ajo që është ofruar për ty është pikërisht një shtresë ndërveprimi e pavarur nga gjithë çfarë fshihet pas kërkesës tënde. Abstraksioni që i ofrohet përdoruesit është shtresa më e lartë, e cila ka varësi nga të gjithë shtresat e mëposhtme: programet, sistemi operativ e më poshtë akoma pjesët fizike të kompjuterit. Një nga modelet e abstraksionit është niveli i gjuhëve të programimit. Hulumto në internet për gjuhët e nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Gjej dallimin dhe përmend gjuhë karakterizuese për secilin nivel.PërdoruesiProgram zbatimiSistemi i operimitHardwareFig. 1166
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172