Page 17 - Demo
P. 17
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITQasja e CISC-së tenton të minimizojë numrin e udhëzimeve për program, duke sakrifikuar numrin e cikleve për udhëzim. Kompjuterët e bazuar në arkitekturën CISC janë projektuar për të ulur koston e kujtesës. Ngaqë programet e mëdha kërkojnë më shumë ruajtje, kjo gjë sjell rritjen e kostos së kujtesës. Për të zgjidhur këto probleme, numri i udhëzimeve për program mund të zvogëlohet duke përfshirë numrin e operacioneve në një udhëzim të vetëm, gjë që i bën ato më komplekse. Shumica e kompjuterave desktop ose laptopë përdorin arkitekturën CISC të prodhuar nga Intel ose AMD. Shembuj të procesorëve CISC janë: system/360, VAX, PDP-11, familja Motorola 68000, AMD dhe Intel x86. Procesorët RISCPërpunimi i reduktuar i udhëzimeve (RISC) bazohet në tezën që udhëzimi themelor jep një performancë më të mire, kur kombinohet me një arkitekturë mikroprocesore, e cila ka kapacitetin për të zbatuar udhëzimet duke përdorur disa cikle të mikroprocesorëve. Smartphon-at dhe tabletat përdorin RISC-un, që zbatojnë një grup udhëzimesh të kufizuara. Ata mund t’i kryejnë udhëzimet e tyre shumë shpejt, sepse udhëzimet janë shumë të vogla dhe të thjeshta. Shumica e udhëzimeve përfundojnë brenda një cikli, gjë që i lejon procesorit të trajtojë shumë udhëzime në të njëjtën kohë. Një program i zbatuar në CISC do të jetë më i shkurtër se një program i barasvlershëm i zbatuar në RISC (sepse RISC-u kombinon udhëzime të shumëfishta të thjeshta për të përsëritur udhëzimet komplekse të siguruara nga CISC-u). Mikroprocesorët më të zakonshëm RISC janë: Alpha, ARC, ARM, AVR, MIPS, PA-RISC, PIC, Power Architecture dhe SPARC.Dallimet kryesore midis dy CPU-ve janë:UdhëzimetCISC në përgjithësi ka qindra udhëzime, ndërsa RISC zakonisht ka shumë më pak. Për të kryer detyra komplekse, CPU-të RISC duhet të kombinojnë operacione të thjeshta nga grupi i reduktuar i udhëzimeve. Cikli i udhëzimit në CISC është më kompleks se RISC, kështu që RISC mund të jetë më efikas në kryerjen e detyrave më të thjeshta.Madhësia fizikeQë të trajtojnë të gjitha këto udhëzime CPU-të CISC janë më të mëdha dhe kërkojë më shumë silic për t’u prodhuar.ShpejtësiaProcesorët RISC veprojnë me një shpejtësi më të ulët clock-u se ato CISC. Ato mund të kryejnë detyra më të thjeshta, më shpejt se CISC, ndërsa detyrat më të vështira mund t’i kryejnë më mirë procesorët CISC. Sidoqoftë smartphon-at dhe tabletat, në përgjithësi, nuk përdoren për të bërë detyra intensive si janë lojërat e avancuara.Konsumimi i energjisëNgaqë CPU-të CISC janë më të mëdha, ato harxhojnë më shumë energji elektrike. CPU-të RISC janë të dizenjuara për të përdorur më pak energji dhe ato mund të shkojnë në ‘sleep mode’, kur nuk përpunojnë në mënyrë aktive një program.15

