Page 171 - Demo
P. 171


                                    Nxënësi/ja:Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it.Projektimi i ndërfaqes së përdoruesitGjatë dizenjimit të një ndërfaqeje përdoruesi merren parasysh gjithashtu qëllimi dhe kërkesat funksionale të krijuara gjatë fazës së analizës. Një ndërfaqe përdoruesi është pjesa e software-it të cilën përdoruesi e shikon dhe ndërvepron me të. Ajo shpesh përbëhet nga karakteristika që e lejojnë përdoruesin të fusë të dhëna dhe përfshin zona ku ai do të shohë dalje në ekran. Shembull: Shkruani një program që llogarit shumën e dy numrave.Ky është një nga shembujt më të thjeshtë të një makine llogaritëse. Përdoruesi i programit do të fusë dy numrat që duhet të mbledhë, do të japë komandën për t’i mbledhur dhe përfundimisht, programi do të shfaqë shumën. Në figurën 2 tregohet ndërfaqja për këtë program.Nëse ndërfaqja e përdoruesit është e përcaktuar, kodifimi bëhet më i thjeshtë.Lidhja midis abstraksionit, ndërfaqes dhe zbatimit5.11 kupton lidhjen midis abstraksionit, ndërfaqes dhe zbatimit.Në vitin 1820, shkencëtari dhe matematikani i famshëm Charles Babbage, punoi mbi makinën diferenciale, një makinë që do të arrinte të kryente llogaritjet matematikore, e ngjashme me makinën llogaritëse. Disa vite më vonë ai u përqendrua te makina analitike, një pajisje e cila do të ishte e aftë të kryente çdo llogaritje aritmetike duke dërguar udhëzime dhe duke përdorur memorien për ruajtjen e numrave. Kjo makinë shërbeu si bazë për krijimin e kompjuterave të sotëm. Në këtë mësim si shembull kryesor për të shpjeguar lidhjen midis ndërfaqes dhe zbatimit, do të marrim pikërisht makinën llogaritëse.Aktivitet:Fig. 1Fig. 2169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175