Page 172 - Demo
P. 172
TEMATIKA 5 ZHVILLIMI I APLIKACIONEVE, SOFTWARE-VE DHE SISTEMEVEKodi i figurës 3 shfaq vetëm ndërfaqen e përdoruesit të treguar në figurën 2. Por ky kod nuk është funksional. Nëse ju shkruani numrat në fushat përkatëse, shuma nuk do të afishohet. Në këtë rast ndërfaqja e programit plotëson kushtet, por zbatimi përkatës nuk është i përfunduar.Kërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e Tregoni se si duhet modifikuar kodi që të afishojë shumën përkatëse të numrave. IoT-it.Aktivitet:Wireframe dhe ndërveprimi me përdoruesinKur harton ndërfaqen e përdoruesit, është praktikë e zakonshme krijimi i wireframeit. Një wireframe është projektuar për të siguruar një skicë vizuale se si mund të duket ndërfaqja. Ajo mund të jetë çdo gjë, që nga një skicë e papërpunuar me bazë letre e deri në një imazh të plotë dhe të detajuar. Ka disa prodhues wireframe-sh online,që e bëjnë procesin e krijimit të tyre më të lehtë. Në varësi të shkallës së projektit, wireframe-t mund të dizenjohen dhe pastaj të zbatohen nga një programues ose nga një projektues grafik i specializuar. Ndonjëherë wireframe-t përmbajnë edhe shënime ose simbole, për të treguar se nevojitet më shumë informacion ose që duhet të merret parasysh një informacion i caktuar para zbatimit përfundimtar.Shembull: Pronarët e një parku kanë kërkuar që të zhvillohet një program për të regjistruar numrin mesatar të vizitorëve në një javë. Një përdorues do të hyjë në numrin e përgjithshëm të vizitorëve për çdo ditë të javës. Ky program duhet të prodhojë në fund numrin mesatar të vizitorëve gjatë javës.Kërkesat funksionaleHyrja Procesi DaljaTotali ditor Llogarit mesataren MesatarjaSkica e ndërfaqes së përdoruesit duke përdorur një wireframe.import javax.swing.*;import java.awt.FlowLayout;public class Nderfaqe {public static void main(String[] args) {JPanel paneli= new Jpanel(); FlowLayout fl = new FlowLayout();paneli.setLayout(fl); // Krijimi i butonave te kontrollitJlabel emri1 = new Jlabel(“Numri 1:”);JtextField fusha1 = new JtextField(10);Jlabel emri2 = new Jlabel(“Numri 2:”);JtextField fusha2 = new JtextField(10);Jlabel emri3 = new Jlabel(“Shuma:”);JtextField rezultat = new JtextField(10);Jbutton go = new Jbutton(“Mblidh”); // Shtimi i butonave te kontrollit ne panelpaneli.add(emri1);paneli.add(fusha1);paneli.add(emri2);paneli.add(fusha2);paneli.add(emri3);paneli.add(rezultat);paneli.add(go); // Krijimi i dritaresJframe dritare = new Jframe(“Makina llogaritese”);frame.setContentPane(paneli); //vendosja e panelit ne dritare dritare.setSize(400,100);// permasat e panelit dritare.setVisible(true);//shfaqja e panelit Fig. 3170

