Page 174 - Demo
P. 174
Nxënësi/ja:5.12Një rregull i artë: Përpiquni të përcaktoni mënyrën se si do ta organizoni kodin e programit, përpara se ta shkruani atë!Vështirësia e problemeve dhe e programeveNë ditët e sotme, si rezultat i zhvillimit të shpejtë të botës digjitale, problemet me të cilat përballen zhvilluesit e programeve nuk janë të lehta. Për rrjedhojë edhe programet kompjuterike bëhen gjithmonë e më të ndërlikuara. Nga ana tjetër programuesit kanë liri për ta organizuar kodin e tyre në mënyra të ndryshme. Le ta ilustrojmë këtë me një shembull të thjeshtë.Shembull: Ndërtoni një program që tregon se çfarë bëjnë tre kafshë të ndryshme kur ushqehen, flenë apo komunikojnë. Procesi i të fjeturit është i njëjtë për kafshët, kurse ai i të ushqyerit dhe i komunikimit ndryshon. Për ta ilustruar programin, merrni si shembull qenin, macen dhe pulën.Mënyra e parë për organizimin e koditNdërtojmë funksione që tregojnë mënyrën se si ushqehet, fle apo komunikon secila nga kafshët e lartpërmendura. Me pak fjalë, i gjithë kodi do të organizohet sipas mënyrës së mëposhtme, ku janë tre veprime të përcaktuara për çdo kafshë. Gjithsej do të na duhet të shkruajmë 9 funksione të ndryshme. Programimi i shkallëzuarKërkoni informacion në internet dhe tregoni disa nga zbatimet e IoT-it. kupton elementet e programimit të përdorur për të zbatuar zgjidhje me shumë nivele.Aktivitet:Një program mund të ndërtohet në disa mënyra. Çdo zhvillues programesh është i lirë të krijojë dhe të zhvillojë kodin e programit sipas logjikës së tij. Në këtë këndvështrim nuk ka rregulla të rrepta kufizimi. Por disa mënyra mund të jenë më eficiente se të tjerat.Fig. 2Problemi -Gjej totalin e 10 numravePërsërit 10 herë TotaliMerr numrin Derisa numri<0 OSEnumri >100Mblidh numrinme totalinShfaq mesazh gabimi , numri duhet të jetëndërmjet 0 dhe 100Merr numrinMendja Kodi juaj#define....funksionA funksionBfunksionFormat e ndryshme tëorganizimit të programitKlasaFig. 1Qeni_ushqehet () Qeni_fie () Qeni_komunikon () Pula_ushqehet () Main()Qeni_ushqehet ()...............Pula_komunikon ()172

