Page 177 - Demo
P. 177
A. Plotëso: 1. Qëllimi i kontrollit të gabimeve është të sigurojë që informacioni i marrë nga marrësi është saktësisht informacioni i transmetuar nga dërguesi. Ekzistojnë dy lloje të mekanizmave të kontrollit të gabimeve: ______________________ , ______________________ . Shpjego secilën prej tyre 2. Përmbajtja e të dhënave kontrolluese (trailers) varet nga metoda e komunikimit dhe e protokollit. Të dhënat kontrolluese zakonisht përmbajnë përbërës (komponent) për kontrollin e gabimeve, që quhen _____________________________________ .3. Gabimet gjatë transmetimit i kemi tri llojesh: a)b)c)4. _______________ është një metodë e kontrollit të gabimit për transmetimin e të dhënave, që përdor kode të zbulimit të gabimit, mesazhe njohjeje dhe/ose mesazhe negative të njohjes si dhe kalimin e kohës (timeout) për të arritur transmetim të besueshëm të të dhënave. 5. ________________________________ ose korrigjimi i gabimit të reagimit (FEC) është një proces i shtimit të disa bite të dhënash në një mesazh, të tilla që mesazhi mund të merret nga një marrës edhe kur ndodh një numër gabimesh, gjatë procesit të transmetimit ose në ruajtje. 6. _____________ është përafrimi i informacionit n ë p ë r m j e t n j ë bashkësie të fundme të fjalëkodeve (kodeve), ku diapazoni i vlerave të mundshme të të dhënave hyrëse ndahet në intervale të kuantizimit dhe të gjitha vlerat, të cilat i takojnë një intervali kodifikohen me kodin e atij intervali.7. Kompresimi (ngjeshja) është një term që përdoret për të përshkruar mënyrat e zvogëlimit të madhësisë së skedarit. Kompresimet mund të jenë me humbje ose pa humbje. Shpjego ndryshimin ndërmjet tyre.8. ______________ është bashkësia e protokolleve të komunikimit të përdorur për internetin dhe rrjetet e ngjashëm me të. Modeli TCP/IP përbëhet nga katër shtresa: ____________, ____________, _____________ dhe _____________.9. Secili kompjuter në internet ka adresën e vet unike në botë. Një adresë e protokollit të internetit (adresa IP) është ______________________________________________________________________ Trego dallimin ndërmjet adresës dinamike dhe statike.10. Komutim quhet procesi i ndërlidhjeve të njësive funksionale, kanaleve të transmetimit ose qarqeve të telekomunikacioneve për transferimin e informacionit. Ka dy mënyra komutimi: _______________ dhe __________________. Trego përparësitë dhe mangësitë për secilën mënyrë komutimi.11. _________________ është një koncept kompjuterik që përmbledh bashkësinë e objekteve fizike të përditshme, si njerëz, kafshë, makina etj., që janë të lidhura me internetin dhe janë në gjendje të identifikohen nga pajisje të tjera, si sensorët. Por pajisjet e lidhura në IoT mund të paraqesin një shumëllojshmëri rreziqesh të mundshme, që mund të shfrytëzohen për të dëmtuar konsumatorët duke kryer: Tematika 4 Përsëritje5.13175

