Page 18 - Demo
P. 18
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITArkitekturaSmartphon-at dhe tabletat kombinojnë arkitekturën e tyre të përpunimit në një sistem me një çip (SOC). Meqë CPU-të RISC janë shumë më të vegjël se ato CISC, shumë funksione (duke përfshirë kujtesën dhe hardware-t e tjerë) mund të kombinohen me CPU-të në një çip. CPU-të CISC janë ndërtuar zakonisht në një sistem që ka sistem ftohës. Smartphon-at ose tabletat nuk e kanë një sistem të tillë.Arkitektura e RISC përdoret në aplikacione të nivelit të lartë si përpunimi i videos, telekomunikacioni dhe përpunimi i imazhit.Kostoja CPU-të RISC harxhojnë më pak energji dhe kostoja e prodhimit është më e vogël. GrafikatShumica e kompjuterave kanë një CPU dhe një njësi të veçantë të përpunimit të grafikës GPU (Graphics Processing Unit) për imazhet. GPU-ja është një qark elektronik i përdorur për të përshpejtuar krijimin e imazheve 2D dhe 3D me cilësi të lartë për lojëra dhe filma. GPU-të mund të integrohen, që do të thotë se ato janë ndërtuar në CPU-në ose motherboardin e kompjuterit apo mund të jenë të dedikuara, që do të thotë se ato janë një pjesë e veçantë e hardware-ve, e njohur si një kartë video. Duke pasur një procesor të veçantë, GPU-ja lejon që burimet e CPU-së së kompjuterit të përdoren për detyra të tjera të rëndësishme. Në foto është një shembull i një GPU-je në një kartë video. GPU-ja është përgjegjëse për trajtimin e imazheve dhe lehtëson CPU-në për të kryer të gjitha detyrat e tjera. PROVO VETEN1. Cilët janë llojet kryesore të CPU-ve.2. Cilat janë karakteristikat që i dallojnë llojet e CPU-ve.3. Përse shërben kujtesa dhe si ndahet ajo?4. Cili është qëllimi i GPU-së?4. Plotëso tabelën:CISC RISCFig. 216

