Page 20 - Demo
P. 20
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITSRAM-i përdor një grup transistorësh të kombinuar për çdo bit të të dhënave. Ata nuk e humbasin ngarkimin gjatë përdorimit, kështu që SRAM-i është shumë më i shpejtë se DRAM-i. SRAM-i është më i ndërlikuar, prandaj është më i shtrenjtë dhe me kapacitet të vogël. Ai shfrytëzohet për memoriet e shpejta.Memoria e përhershme ROM (Read Only Memory) mban të dhënat dhe udhëzimet që vetëm lexohen (fig.4). Zakonisht janë programe që kontrollojnë pjesët hardware, kur kompjuteri ndizet (BIOS). Memoria e përhershme do të thotë se përmbajtja e saj nuk mund të ndryshohet dhe ruhet në të edhe pasi kompjuteri të jetë fikur. Memoria ROM mund të jetë: PROM - Një memorie e programueshme vetëm për lexim (PROM) është një formë e memories digjitale, ku përmbajtja mund të ndryshohet një herë pas prodhimit të pajisjes. Pastaj të dhënat janë të përhershme dhe nuk mund të ndryshohen. PROM përdoret në pajisjet elektronike digjitale për të ruajtur të dhëna të përhershme, zakonisht programe të ulët, si firmware ose mikrokodi. Dallimi kryesor nga një ROM standard është se të dhënat shkruhen në një ROM gjatë prodhimit, ndërsa me një PROM, të dhënat programohen në to pas prodhimit. EPROM është një lloj i memorieve ROM, e programueshme vetëm për lexim, që mund të fshihet duke e ekspozuar ndaj dritës ultravjollcë për një kohë të caktuar. Pas ekspozimit, çipi rishkruhet (riprogramohet) me një proces që përsëri ka nevojë për një tension më të lartë se i zakonshmi. Kjo procedurë mund të kryhet disa herë, por fshirja dhe rishkrimi i përsëritur shumë herë mund ta dëmtojnë çipin. Qëndrueshmëria e shumicës së çipave EPROM tejkalon 1000 cikle fshirjeje dhe riprogramimi. Pasi shkruhen, të dhënat mund të ruhen për rreth 10 vjet.EEPROM programohet dhe fshihet elektrikisht. Ajo bazohet në një strukturë gjysmëpërçuese të ngjashme me EPROM, por lejon që e gjithë përmbajtja e saj ose një pjesë të fshihen, pastaj të rishkruhen elektrikisht, pra përdor sinjale elektrike në vend të rrezeve ultravjollcë. Mund të fshihet dhe riprogramohet rreth dhjetë mijë herë. Procesi i riprogramimit është fleksibël, por i ngadaltë.EAROM është një lloj EEPROM që mund të modifikohet. Shkrimi është një proces shumë i ngadaltë dhe ka nevojë për tension më të lartë (zakonisht rreth 12 V) sesa përdoret për aksesin e leximit. EAROM-et janë të destinuara për aplikacione që kërkojnë rishkrim të rrallë dhe vetëm të pjesshëm.Memoria flash është një lloj modern i EEPROM-it, i shpikur në vitin 1984. Memoria flash mund të fshihet dhe rishkruhet më shpejt se EEPROM-i i zakonshëm dhe dizajnet më të reja kanë qëndrueshmëri shumë të lartë (që tejkalojnë 1 000 000 cikle). Teknologji të reja për ruajtjen e të dhënaveCloud Computing është një teknologji që përdor internetin dhe serverat qendrorë për të ruajtur të dhënat dhe aplikacionet. Nëpërmjet kësaj teknologjie çdo përdorues mund të hedhë të dhëna, të ketë të drejtë veprimi në skedarë dhe programe të ndryshme, pa qenë nevoja t’i instalojë ato në kompjuter. Disa nga aplikacionet e CloudComputing-it janë: ThinkFree, GoogleApps, Goole Drive, Microsoft Office 365.PROVO VETEN1. Cili është ndryshimi ndërmjet ROM dhe RAM?2. Rendit llojet e memories primare duke u nisur nga:shpejtësia _____________ madhësia _____________ kostoja _____________Fig. 418

