Page 21 - Demo
P. 21


                                    Nxënësi/ja:Memoria sekondare1.6 Memoria sekondareMësuam se memoria primare është e paqëndrueshme dhe ka kapacitet të kufizuar. Pra, është e rëndësishme të kemi një formë tjetër memorieje, që ka një kapacitet më të madh ruajtjeje dhe nga e cila, të dhënat dhe programet nuk humbasin kur kompjuteri është i fikur. Një lloj i tillë memorieje quhet memorie dytësore. Në memorien sekondare, programet dhe të dhënat ruhen. Ajo quhet edhe memorie ndihmëse dhe është e ndryshme nga memoria primare, pasi nuk është e aksesueshme drejtpërdrejt përmes CPU-së dhe është e paqëndrueshme. Pajisjet e ruajtjes sekondare ose të jashtme kanë një kapacitet ruajtjeje shumë më të madh dhe kostoja e memories dytësore është më e ulët në krahasim me memorien parësore. Disa pajisje dytësore janë të lëvizshme. Pra, ne mund të ruajmë ose transferojmë lehtësisht të dhëna nga një kompjuter ose pajisje në tjetrën.Njësitë e memories së jashtme mund të jenë: magnetike (HDD), optike (CD, DVD, Blue -ray) dhe gjysmëpërçuese (memoria Flash USB, kartat e memories SSD). Njësitë e ruajtjes magnetikeHDD (Hard disk drive) - Disku i ngurtë përbëhet nga një seri disqesh rrethore, të vendosur njëri mbi tjetrin, të cilët rrotullohen rreth një boshti me shpejtësi që varion nga 4200 rrot/min për kompjuterat personalë, deri në 15 000 rrot/min për serverat. Disqet janë prej materiali jomagnetik, si aliazh alumini, i cili është i veshur me material magnetik.Të dhënat ruhen duke magnetizuar ose demagnetizuar veshjen magnetike. Ekzistojnë HDD të brendshëm (fig. 2) dhe të jashtëm (fig. 3). Një HDD tipik modern ka kapacitet në disa terabajt (TB). Njësitë e ruajtjes optikePavarësisht ngjashmërisë nga pamja e jashtme, ekzistojnë disa lloje disqesh optike, si CD, DVD dhe disqet Blu-ray, të cilat janë forma të ruajtjes optike (fig.4). Ato janë mjete të dobishme për transportimin e të dhënave dhe programeve. Të dhënat shkruhen në disk nga një lazer dhe lexohen nga një lazer tjetër. Kapaciteti i tyre i ruajtjes është më i vogël se ai i hard diskut. Një CD ruan deri në 700 MB, një DVD mban deri në 4.7 GB dhe një Blu-ray mban deri në 128 GB.Për leximin dhe shkrimin e informacionit në disqe shërbejnë driver-at CD, DVD ose Blu-ray në kompjuter. Disqet CD, DVD dhe Blu-ray përdoren për krijimin e disqeve filmike ose muzikore, të cilat janë të përputhshme me pajisje të tilla, si DVD player.  identifikon përdorimet, përparësitë dhe mangësitë e pajisjeve ruajtëse optike, magnetike apo Flash.Sot ekzistojnë një sërë mundësish për ruajtjen e të dhënave. Ato mund të ruhen në një nga pajisjet që tregohen në figurën 1. Zgjedhja e pajisjes ruajtëse varet nga lloji dhe sasia e të dhënave, si dhe nga qëllimi i ruajtjes së tyre. Bëni një ndarje të pajisjeve të figurës 1 sipas llojit, madhësisë dhe çmimit. Çfarë pajisjesh të tjera ruajtëse mund t’i shtoni listës? Diskutoni me shokët cilat nga pajisjet e ruajtjes në figurë nuk përdoren më në ditët e sotme?Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 419
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25