Page 22 - Demo
P. 22
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITPROVO VETEN1. Përse shërben memoria sekondare dhe si ndahet ajo?2. Cilat janë pajisjet e ruajtjes së informacionit që keni përdorur për ruajtjen e të dhënave? Përshkruaj secilën duke treguar përparësitë dhe mangësitë.3. Kërko në internet informacion mbi pajisjet e ruajtjes së informacionit dhe listoi ato sipas viteve të krijimit dhe kapacitetit të ruajtjes.Fig. 6Fig. 7Fig. 8 Njësitë e ruajtjes gjysmëpërçuese (Memoria flash)Memoria flash është solide. Nuk ka pjesë të lëvizshme, ndryshe nga disqet magnetike. Ajo është një lloj i veçantë RAM-i që, ndryshe nga RAM-i normal, është i qëndrueshëm, pra nuk ka nevojë për furnizim me energji për të ruajtur përmbajtjen e kujtesës. Memoria flash nuk mund ta zëvendësojë RAM-in në një kompjuter, pasi shpejtësia e leximit/shkrimit është shumë e vogël. Madhësitë e magazinimit tipik variojnë nga 1GB në 16 GB dhe më të larta. Shembuj të memories flash në përdorim janë: memoria USB flash, kartat e memories SD, SSD. Memoria USB flashMemoria USB flash (fig.6) përdoret për ruajtjen e të dhënave dhe karakterizohet nga përmasa të vogla (3-6 cm) dhe kapacitete të ndryshme (1 GB, 2 GB, 4 GB, 8 GB, 16 GB, 32 GB, 64 GB, deri në 1 TB). Duke qenë se një flash drive është i lehtë për t'u përdorur dhe me përmasa kompakte, në ditët e sotme është shumë i popullarizuar.SSD (solid-state drive) është një pajisje e llojit të memories flash, e cila për ruajtjen e të dhënave përdor çelësa mikroskopikë elektronikë (fig.7). SSD-ja ka një koleksion të memories gjysmëpërçuese, të organizuar si një hard disk, me qarqe të integruara (IC) në vend të mjeteve magnetike ose optike. Një përparësi e SSD-së është transferimi i të dhënave shumë më shpejt se transferimi te hard disku. Madhësitë e SSD-ve mund të variojnë nga 128 GB në shumë terabajt. Karta e kujtesës SD: Njihet si një kartë digjitale e sigurt (fig.8). Përdoret përgjithësisht në pajisjet portative si telefonat celularë, kamerat etj., për të ruajtur të dhënat. Ajo disponohet në madhësi të ndryshme, si: 1 GB, 2 GB, 4 GB, 8 GB, 16 GB, 32 GB, 64 GB etj. Për të parë të dhënat e ruajtura në kartën SD, mund t'i hiqni nga pajisja dhe t'i futni në një kompjuter me një lexues kartash. Të dhënat që ruhen në kartën SD ruhen në çipa memorieje (të pranishëm në kartën SD) dhe nuk përmbajnë pjesë lëvizëse si disku i ngurtë. Memoria direkte dhe sekuencialeMemoria mund të jetë e drejtpërdrejtë ose sekuenciale. Memoria e drejtpërdrejt ose direkte është e njohur edhe si hyrje e rastësishme. Kjo do të thotë se në çdo vend të materialit të ruajtur, mund të hyhet në çdo moment, p.sh. në një pajisje të drejtpërdrejtë siç është DVD-ja, mund të hidhesh drejt në një kapitull të caktuar pa pritur që të ndjekësh radhën e tyre.Në një pajisje sekuenciale të dhënat ruhen një nga një sipas sekuencave të renditura, p.sh. në një shirit filmash ose kasetë videoje duhet të prisni zhvillimin për të gjetur pikën që dëshironi dhe nuk mund të hidheni drejt në të.20

