Page 23 - Demo
P. 23


                                    Nxënësi/ja:Sistemet operative 1.7 Sistemet operativeNjë sistem operativ (SO) kontrollon funksionimin e përgjithshëm të një kompjuteri dhe mundëson një bashkëveprim më të lehtë me të për të ekzekutuar aplikacionet (fig. 2). Sistemi operativ është një program me karakteristikat e mëposhtme:1. Vepron si një ndërfaqe midis software-it dhe pajisjeve kompjuterike.2. Është një grup i integruar programesh të specializuara, që përdoren për administrimin e burimeve dhe operacioneve të përgjithshme të kompjuterit.Është një software i specializuar, që kontrollon dhe monitoron ekzekutimin e të gjitha programeve të tjera që “banojnë” në kompjuter, përfshirë edhe programet e aplikacioneve dhe software-t e tjera të sistemit.Pa sistemin operativ programet dhe pajisjet që ne lidhim me kompjuterin, nuk do të ishin në gjendje të funksiononin. Kompjuterat mund të veprojnë në shumë mënyra të ndryshme, që kërkojnë sisteme operative të ndryshme dhe komplekse. Pavarësisht llojeve të ndryshme të sistemeve operative, mënyra e funksionimit të tyre është e njëjtë. Disa nga karakteristikat e përbashkëta të tyre tregohen më poshtë:Administrimi i proceseve drejton aplikacionet, ekzekuton ose anulon proceset. Kur SO-ja drejton një pjesë të programit, ai duhet të gjejë skedarët e programit në hapësirën ruajtëse, t’i ngarkojë ato në memorien kryesore dhe të udhëzojë CPU-në që të fillojë zbatimin e programit. Në kompjuterat me procesorë multi-core, një SO administron mënyrën se si ta ndajë programin në mënyrë që të veprojë në më shumë se një procesor në të njëjtën kohë. Disa programe mund të ruhen në RAM në të njëjtën kohë, por vetëm një program përpunohet nga CPU në po atë kohë. SO-ja kontrollon se cili proces po ekzekutohet nga CPU-ja në çdo moment të kohës dhe ndan qasjen mes proceseve në CPU. Puna për shkëmbimin e procesit njihet si skedulim. Shkëmbimi ndodh kaq shpejt sa duket se të gjitha proceset po konkurrojnë në të njëjtën kohë. mëson çfarë janë sistemet operative; njihet me karakteristikat kryesore dhe dallimet mes sistemeve operative.Në figurën 1 tregohen disa nga sistemet operative më të njohura. Sipas jush, çfarë kanë të përbashkët dhe ku ndryshojnë ato?Aktivitet:Fig. 1Fig. 2PërdoruesiAplikacionetSistemi OperativHardware21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27