Page 24 - Demo
P. 24
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITNdërprerjet. Një ndërprerje është një sinjal për procesorin, i cili vjen nga hardware-i ose software-i dhe tregon që një ngjarje ka nevojë për vëmendje të menjëhershme. Procesori përgjigjet duke pezulluar aktivitetet aktuale, duke ruajtur gjendjen e tij dhe duke ekzekutuar një funksion të quajtur mbajtës i ndërprerjes (ISR) i cili do të merret me ngjarjen. Kjo ndërprerje është e përkohshme dhe, pasi ndërprerja përfundon, procesori rifillon aktivitetet normale. Ekzistojnë dy lloje të ndërprerjeve: ndërprerjet e hardware-ve dhe ndërprerjet e programeve (software-ve).Ndërprerjet e hardware-ve përdoren nga pajisjet për të njoftuar se kërkojnë vëmendje nga sistemi operativ. Për shembull shtypja e një butoni në tastierë ose lëvizja e mouse-it shkakton ndërprerje hardware, që e detyrojnë procesorin të lexojë pozicionin e butonit të tastierës osemouse-it. Akti i inicimit të një ndërprerjeje hardware quhet kërkesë për ndërprerje (IRQ).Ndërprerja e software-it shkaktohet ose nga një gjendje e jashtëzakonshme në vetë procesorin ose nga një udhëzim i veçantë në setin e udhëzimeve, që shkakton një ndërprerje kur ekzekutohet. E para quhet shpesh një kurth ose përjashtim dhe përdoret për gabime apo ngjarje që ndodhin gjatë ekzekutimit të programit, që janë mjaft të jashtëzakonshme saqë nuk mund të trajtohen brenda vetë programit. Për shembull, nëse njësia e aritmetike logjike e procesorit është urdhëruar të pjesëtojë një numër me zero, hidhet një kurth (përjashtim) i pjesëtimit me zero, pasi ky udhëzim është një gabim dhe i pamundur. Sistemi operativ do të kapë këtë përjashtim dhe mund të zgjedhë ta ndërpresë udhëzimin. Administrimi i memories transferon programet brenda dhe jashtë kujtesës, vendos hapësirën e lirë ndërmjet programeve dhe regjistron përdorimin e kujtesës. SO-ja është përgjegjëse dhe vendos se Si ndahet memoria midis proceseve dhe Çfarë ndodh kur nuk ka mjaftueshëm memorie kryesore për të marrë punën e bërë.Proceset e ndryshme që funksionojnë në të njëjtën kohë nuk duhet të ndërhyjnë te njëri-tjetri. Ata përdorin pjesë të ndryshme të kujtesës së kompjuterit. Vendosja dhe shpërndarja e adresave në RAM është një aspekt i rëndësishëm i administrimit të kujtesës dhe do të ndodhë mijëra herë në sekondë. Janë krijuar disa metoda që rrisin efektivitetin e administrimit të kujtesës. Sistemet e memories virtuale veçojnë adresat e memories të përdorura nga një proces, nga adresat fizike aktuale. Kështu lejohet ndarja e proceseve dhe rritja e madhësisë së hapësirës së adresave virtuale përtej sasisë së disponueshme të RAM-ëve duke përdorur numërimin ose shkëmbimin në ruajtjen sekondare. Administrimi i skedarëve. Një sistem skedari ose FileSystem përdoret për të kontrolluar se si ruhen dhe rifreskohen të dhënat. Struktura dhe rregullat logjike të përdorura për të administruar grupet e informacionit dhe emrat e tyre quhet sistem skedari.Organizimi i të dhënave në skedarë thjeshtëzon punën e përdoruesit për t’i gjetur. SO-ja siguron që ka hapësirë të mjaftueshme në kujtesë për të ngarkuar një skedar nga hard disku në kujtesë dhe merret me kërkesat për transferimin e të dhënave. Sistemet e administrimit të skedarëve, gjithashtu, mbajnë informacione mbi lejet e skedarëve, në mënyrë që të lejojnë ose të bllokojnë hyrjen në skedarë në përputhje me të drejtat e qasjes, të vendosura nga një përdorues.Funksionet e sistemit operativAdministrimi i proceseveAdministrimi i burimeveInterpretimi i komandave të përdoruesitAdministrimi i memoriesKontrolli i hyrje/daljeveAdministrimi i skedarëve22

