Page 25 - Demo
P. 25


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITAdministrimi i pajisjeve hyrëse/dalëse trajton hyrjen dhe daljen nga pajisjet hardware të bashkëngjitura, siç janë tastiera, mouse-i, monitori, harddisqet dhe printerat. SO-ja përdor programe të quajtur driver-at e pajisjeve për të administruar lidhjet me pajisjet periferike. Gjithashtu, ai siguron që driver-at e pajisjeve janë të pranishme dhe të përditësuar. Një SO ka driver-at e përgjithshëm për të mundësuar lidhjen me pajisjet periferike më të zakonshme. Disa prej tyre, megjithatë, kanë driver-at e tyre që duhet të instalohen para përdorimit. Administrimi i rrjetit.Në rrjetet kompjuterike pajisjet kompjuterike shkëmbejnë të dhëna me njëra-tjetrën duke përdorur lidhjet mes tyre. Rrjetet kompjuterike mbështesin një numër të madh aplikimesh dhe shërbimesh, si qasja në World Wide Web, video/audio digjitale, printera, përdorimi i përbashkët i serverave të aplikimit dhe ruajtjes, si dhe përdorimi i aplikacioneve të email-it dhe mesazheve të shpejta. Në shumicën e rasteve protokollet e komunikimit specifik për aplikacionet shtresëzohen mbi protokollet e tjera më të përgjithshme të komunikimit. Kjo kërkon administrimin e rrjetit në mënyrë që të dhënat të transmetohen në mënyrë të besueshme.Siguria. Kompjuteri përmban sasi të madhe informacioni, një pjesë e së cilës është konfidencial. Sistemi i operimit ka për detyrë të administrojë sigurinë e këtyre informacioneve në mënyrë që të kenë qasje mbi to vetëm persona të autorizuar. Mirëmbajtja përfshin të gjitha shërbimet e nevojshme për të siguruar funksionimin e qetë të sistemit kompjuterik, si siguria, mbrojtja, llogaritja e burimeve, backup-i etj.Ndërfaqja siguron një ndërfaqe të përdoruesit, e cila lehtëson bashkëveprimin me kompjuterin. Ndërfaqja e përdoruesit mund të jetë grafike (GUI) ose e bazuar në tekst (CLI). Ndërfaqja grafikee përdoruesit (GUI). SO-ja në shumicën e kompjuterave dhe smartphone-ve siguron një ambient me pllaka, ikona dhe/ose menu. Ky lloj i ndërfaqes quhet ndërfaqja grafike e përdoruesit (GUI), sepse përdoruesi bashkëvepron me imazhe përmes një mouse-i, tastiere ose prekjes (fig. 3).Ndërfaqja e rreshtit të komandave (CLI) është një shërbim vetëm tekst, me reagime nga SO-ja që shfaqen në tekst. Ndërfaqja CLI ka përparësi, pasi ka një mënyrë më të shpejtë për të kryer detyrat, është më elastik dhe përdor më pak memorie (fig. 4).PROVO VETEN1. Cilat janë funksionet e Sistemit Operativ?2. Trego karakteristikat që ka SO-ja e kompjuterit tënd.3. Trego ku ndryshon ndërfaqja GUI nga ajo CLI.Fig. 3 Fig. 423
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29