Page 26 - Demo
P. 26


                                    Nxënësi/ja:1.8 Programet e shërbimeveSistemi operativ është një pjesë e programeve të sistemit. Përveç tij ka dhe programe të tjera ndihmëse që quhen programet e shërbimeve (Utilities). Një program i shërbimeve është një lloj i software-it të sistemit, që lejon përdoruesin të kryejë detyra të mirëmbajtjes, që zakonisht lidhen me administrimin e kompjuterit, pajisjeve të lidhura me të ose programeve të tij. Ndryshe nga programet e aplikimit, të cilat shërbejnë për kryerjen e detyrave të drejtpërdrejta që përfitojnë përdoruesit, programet e shërbimeve shtojnë funksionalitetin në kompjuter ose ndihmojnë që ai të performojë më mirë. Disa nga programet e shërbimeve janë: programet për gjetjen e skedarëve, diagnostikimi dhe riparimi i problemeve të sistemit, pastrimi i një hard driver-i, shikimi i imazheve, riprodhimi i skedarëve multimedialë dhe ruajtja e skedarëve. Gjithashtu programet e shërbimit ndihmojnë për të siguruar dhe mbrojtur të dhënat. Disa programe ndihmëse ndihmojnë në ruajtjen e kompjuterit nga software të padëshiruara, si viruse ose spyware, ndërsa të tjerë i shtojnë funksionalitetin që lejon personalizimin e desktopit dhe ndërfaqen e përdoruesit. Shërbimet e mirëmbajtjesDisa nga shërbimet tregohen më poshtë:• File Manager (drejtuesi i skedarëve) është një shërbim që kryen funksione që lidhen me administrimin e skedarëve si:- shfaq listën e skedarëve;- organizon skedarët në dosje;- kopjon, riemëron, zhvendos dhe rendit skedarët dhe dosjet;- krijon shortcut-et.• Data Recovery (riparimi i të dhënave) është shërbim i rikthimit të të dhënave. Zakonisht përdoret për të “kthyer mbrapsht” një skedar apo informacion që është fshirë aksidentalisht.• Search (shërbimi i kërkimit) është një program që tenton të gjejë një skedar në kompjuterin tuaj, bazuar në kriteret që ju specifikoni te rubrika Search Libraries.Programet e shërbimeve (Utility) kupton çfarë është mjeti i domosdoshëm dhe qëllimin e tij.Sistemi kompjuterik përdoret në çdo hap të jetës për të na ndihmuar në detyrat e ndryshme që kryejmë. Ai na lejon të ruajmë, përpunojmë, shfaqim dhe komunikojmë informacione. Çdo sistem kompjuterik modern, madje edhe ata të thjeshtë, në përgjithësi ka nevojë për disa programe ndihmëse, që shërbejnë për rritjen e funksionalitetit të tij. Klikoni butonin Start/ All Programs/ Maintenance.Shikoni çfarë përmban dosja Maintenance? Si quhen programet që mban ajo? Çfarë programesh të tjera që njihni ju mund të shtoni në këtë dosje? Aktivitet:Fig. 1Fig. 124
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30