Page 27 - Demo
P. 27
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITFig. 2• Backup (rikthimi) i lejon përdoruesit të rivendosë sistemin në një gjendje të mëparshme, e cila ruhet si një kopje rezervë. Kjo zakonisht përdoret vetëm nëse një sistem nuk funksionon mirë. Shërbimi Backup u lejon përdoruesve të kopjojnë skedarët në hard disk ose mjete të tjera magazinimi. Gjatë procesit të rezervimit, programi i backup-it monitoron përparimin dhe njofton përdoruesit për nevojën e instrumenteve shtesë, siç është CD-ja.• Disk Cleanup (driver-i i ruajtjes) është i ndarë në një numër clusterash. Një cluster është njësia logjike e ruajtjes së skedarëve në një hard disk. Çdo skedar i ruajtur në një hard disk merr një ose më shumë cluster-a magazinimi. Kur fshihet një skedar, adresa në zonën e diskut hiqet. Shërbimi i pastrimit të diskut kërkon dhe heq dosjet e panevojshme.• Disk Defragmentation (defragmentimi). Kur fshihen skedarët, cluster-at e papërdorur bëhen të disponueshëm për ripërdorim. Ata shpërndahen sipas një drejtimi, veçanërisht nëse skedarët origjinalë janë të vegjël. Defragmentimi përfshin riorganizimin e skedarëve në hapësirën e papërdorur në një disk. Kështu që skedarët shfaqen në sekuenca të vazhdueshme të cluster-ave. Kjo do të bëjë që sistemi operativ të ketë qasje më të shpejtë te të dhënat dhe programet të ekzekutohen më shpejt. Shumica e sistemeve operative moderne e drejtojnë këtë proces automatikisht.Defragmentimi është procesi i zvogëlimit nëpërmjet copëzimit të file-ve, duke lidhur pjesët e ruajtura në vende të veçanta në një disk. Defragmentimi zhbllokon file-t që janë mbivendosur.• Data compression (ngjeshja e të dhënave) heq elemente të tepërta, boshllëqe dhe të dhëna të panevojshme nga hapësira e ruajtjes së kompjuterit. Kështu kërkohet më pak hapësirë për ruajtjen ose transmetimin e të dhënave.• Formatting (formatimi). Disqet e ruajtjes duhet të formatohen për të qenë në përputhje me një SO. Zakonisht, kur një pajisje e ruajtjes së informacionit lidhet me kompjuterin, SO-ja e formaton atë. Shpesh ndodh që një hard disk nuk mund të jetë i përputhshëm me të dy sistemet edhe Windows edhe Mac OS X. Shërbimet e sigurisëKëto shërbime përfshijnë:• Llogaritë e përdoruesit. Ky shërbim lejon përdoruesin të caktojë cilët përdorues mund të kenë qasje në skedarët e tij dhe mbron skedarët dhe programet personale nga qasja e paautorizuar.• Enkript-imi mund të kodifikojë të dhënat, kur ato ruhen ose sa herë që ato transmetohen në një rrjet.• Programet antivirus kapin dhe bllokojnë viruset.• Firewall është një sistem sigurie rrjeti që monitoron dhe kontrollon trafikun e rrjeteve hyrëse dhe dalëse bazuar në rregulla të paracaktuara të sigurisë. Pra, një shërbim i mirëmbajtjes së kompjuterit personal identifikon dhe rregullon problemet e sistemit operativ, zbulon dhe riparon problemet e diskut dhe përfshin aftësinë për të përmirësuar performancën e një kompjuteri.PROVO VETEN1. Shpjego çfarë janë programet e shërbimit (Utility) dhe përse shërbejnë ato.2. Listo shërbimet që ke në kompjuterin tënd.25

