Page 28 - Demo
P. 28


                                    Nxënësi/ja:1.9 Licencimi dhe programet e regjistruaraPërdorimi i çdo software-i kërkon një licencë (leje) të përdorimit të tij. Pothuajse të gjitha aplikacionet në fillim licencohen dhe pastaj shiten (ndryshe nga hardware-i, i cili zakonisht shitet pa licencë).Një licencë software është një kornizë ligjore që rregullon përdorimin ose rishpërndarjen e software-it. Ajo i jep një leje përdoruesit për të përdorur një ose më shumë kopje të programeve në mënyra të përcaktuara nga autori. Ka dy klasa kryesore të licencës së software-it, të cilat krijojnë në thelb dy lloje të software-ve. 1. Programet me pronar (Proprietary software).2. Programet me kod (burim) të hapur (Open source software).  Programet me pronarSoftware-i proprietary (me pronar) është software kompjuterik me pagesë, për të cilin botuesi i tij mban të drejtat e pronësisë intelektuale, zakonisht, të drejtën e autorit të kodit burimor. Në terma të përgjithshëm, përdoruesit duhet të jenë dakord sipas kushteve të një licence, që të mos modifikojnë software-in ose të mos e shpërndajnë te askush tjetër. Software-iproprietary do të thotë që kodi burim i software-it nuk është i arritshëm. Ai (i referuar edhe si software me burim të mbyllur) është software që ligjërisht mbetet pronë e organizatës, grupit ose individit që e ka krijuar atë. Kodi burim është i bllokuar për të mbrojtur pronën intelektuale të investuar në zhvillimin e software-it. Shumica e aplikacioneve komerciale (me synim përfitimin monetar) janë software proprietary. Freeware. Ky software është i licencuar dhe është në dispozicion për përdorim pa kosto monetare. Me fjalë të tjera, freeware mund të përdoret pa pagesë, por nuk lejohet modifikimi ose shpërndarja pa lejen e autorit. Ai është burim i mbyllur, edhe pse ka një keqkuptim, sepse mendohet që programet freeware nuk janë proprietary. Por, nëse kodi burim për këto aplikacione nuk është në gjendje të modifikohet, atëherë ato konsiderohen software proprietary. Freeware-t janë programe që mund të shkarkohen dhe të përdoren pa kufizim, si p.sh. Adobe Reader apo Skype.Shareware është në të vërtetë një software proprietary, që fillimisht i ofrohet pa pagesë përdoruesve sipas kushteve të vendosuara për një periudhë të caktuar kohe. Kështu sharewaremund të ketë funksionueshmëri më të kufizuar në krahasim me versionin komercial të të njëjtit software ose licenca për të mund të skadojë pas një periudhe të caktuar kohe. Qëllimi Programet me burim të hapur dhe të mbyllur  kupton dallimin midis software-ve me burim të hapur dhe të mbyllur.Programet kompjuterike janë të shumëllojshme dhe varen nga qëllimi për të cilin janë krijuar. Në figurën 1 janë paraqitur disa programe. Kërkoni për to në internet dhe shikoni cilat prej tyre janë me pagesë dhe cilat pa pagesë. A mund të bëni një ndarje të tyre?Aktivitet:Fig. 126
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32