Page 29 - Demo
P. 29


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITi ofrimit pa pagesë në fillim për shareware-in është, që t’u japë përdoruesve mundësinë për të vlerësuar software-in para se ata të vendosin për blerjen. Versionet trial-e të software-it me pagesë, gjithashtu, i përkasin kategorisë së shareware-ve. Këtij lloji i përkasin software-t Winzip apo Camtasia Studio. Programet me kod të hapur (Open source software)Programet me kod të hapur janë pa pagesë dhe të përdorshme nga të gjithë. Njerëzit që krijojnë produkte me burim të hapur, e publikojnë kodin dhe i lejojnë të tjerët jo vetëm ta përdorin programin, por dhe ta modifikojnë atë. Përdoruesit që kanë qasje në kodin burim të software-it mund ta përmirësojnë atë duke shtuar funksione ose duke ndrequr pjesët që nuk punojnë gjithmonë në mënyrë korrekte. Ata duhet të respektojnë kushtet e licencës, kur përdorin software me kod të hapur, të cilat promovojnë bashkëpunimin dhe shpërndarjen. Produktet me burim të hapur zakonisht testohen në publik nga kontribuesit online.Kompanitë e mëdha, si Twitter, Facebook dhe BBC, përdorin teknologjinë me burim të hapur. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së internetit mbështetet në teknologji me burim të hapur, si sistemi operativ i Linux-it dhe aplikacioni i serverit web Apache. Kur përdoruesit e zakonshëm shohin faqet e internetit, kontrollojnë email-in, bisedojnë me miqtë online, transmetojnë në internet muzikë ose luajnë lojëra multiplayer, duket qartë që software-i është me kod të hapur. Shumë njerëz parapëlqejnë burimet e hapura sepse:• Kanë më shumë kontroll mbi to.• Mund të kontrollojnë kodin për t’u siguruar që programi nuk është duke bërë ndonjë gjë që ata nuk e duan.• Mund të ndryshojnë ato pjesë të programit që nuk i pëlqejnë.Tabela tregon ndryshimet ndërmjet programeve me burim të hapur dhe atyre me burim të mbyllur.Karakteristikat e programeve Me burime të hapura Me burime të mbylluraLicencimi Përdoruesit janë të licencuar. Ata kanë të drejtë të kopjojnë, modifikojnë dhe ndajnë produktin.Përdoruesit janë të licencuar. Ata nuk mund të kopjojnë, modifikojnë ose ndajnë produktin.Kostoja e produktit Pa pagesë. Me pagesë (me përjashtim të freeware-ve).Kodi Tregtohet me kodin burim. Tregtohet pa kodin burim.Shembuj programesh Python, Mozilla Firefox, Google Chrome, Mysql, GIMP, Linux, Open Office.Photoshop, Windows, iOS, Adobe Flash Player, PS3 OS, iTunes, Google Earth, MacOS, Skype, WinRAR.Ndihma Përdoruesit mund të kalojnë në produkte të tjera alternative me burim të hapur ose të modifikojnë software-in pa u mbështetur nga pala shitëse.Përdoruesit besojnë te shitësi për të mbështetur dhe rifreskuar produktin.Përditësime dhe përmirësime Komuniteti i përdoruesve me ekspertizë të shumëllojshme mund të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të produktit.Pala shitëse ka përgjegjësinë e kryerjes së ciklit të përditësimit dhe zhvillimit të veçorive të reja.PROVO VETEN1. Shpjego çfarë janë freeware-t dhe ku ndryshojnë nga shareware-t?2. Ku ndryshojnë burimet e hapura nga burimet e mbyllura?27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33