Page 30 - Demo
P. 30


                                    Nxënësi/ja:1.10 Gjuhët e programimitNjë gjuhë programimi është një kod i krijuar posaçërisht për shkrimin e aplikacioneve. Shembuj të tillë janë C++ dhe Java, të cilat janë të njohura si gjuhë të nivelit të lartë, sepse ato janë zhvilluar për të qenë pak më afër një gjuhe njerëzore. Gjuhët e nivelit të lartë janë shumë më të lehta për t’u përdorur sesa një gjuhë e nivelit të ulët, si p.sh. kodi i makinës ose gjuha assembler. Por përparësia e një gjuhe të nivelit të ulët është se ajo ekzekutohet shumë shpejt në kompjuter.Gjuhët e nivelit të lartë përfshijnë Java, JavaScript, C++, Ruby, LiveCode, Visual Basic, Python, ndërsa gjuhët e nivelit të ulët përfshijnë C, gjuhën assembler dhe kodin e makinës. Gjuhët e nivelit të lartë kërkojnë përkthyes, që të përkthejnë kodin e krijuar nga programuesit në kod binar, të kuptueshëm nga procesori. Procesori nuk mund të kuptojë udhëzimet në anglisht, të përdorura nga programuesit, kur krijojnë kodin në gjuhët e nivelit të lartë. Përkthyesit sigurojnë që kodi të jetë i ekzekutueshëm (në formë binare) për përpunimin nga procesori (fig. 2). kupton dallimin midis bashkuesve, përpiluesve dhe interpretuesve.Gjuhët e programimit përdoren për të zbatuar algoritme. Me to krijohen programe (software) që komunikojnë udhëzimet në një kompjuter. Ka shumë lloje të ndryshme gjuhësh programimi. Udhëzimet e lexueshme nga njeriu janë të koduara në një gjuhë që njerëzit mund ta përdorin dhe ta kuptojnë, ndërsa udhëzimet e lexueshme nga makina janë në një gjuhë që kupton kompjuteri dhe është në kodin binar. Por si ndodh që udhëzimet e krijuara nga programuesit, që janë në gjuhë njerëzore (p.sh.anglisht), të kuptohen nga procesori, kur e dimë që ai njeh vetem dy shifra, 0 dhe 1?Aktivitet:Fig. 1 sale_price = 1.66If (sale_price >2) { discount = 0.1}else { discount = 0.05}101001011011101010011101100001110001110010110001101101011011101000001110010101111001110010011101Gjuhë e nivelit të lartë Gjuhë e nivelit të ulëtage = int (input (“Enter your age: “) )if age < 18: print (“You are too young to drive”)else: print (You are able to drive”)Përkthyes0101011010101010110101010100101110101001Program i shkruar në gjuhë të nivelit të lartëKodi i makinësFig. 2Përkthyesit 28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34