Page 32 - Demo
P. 32
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMITematika 2Algoritmika dhe programimiKompleksiteti në kohë dhe në hapësirë, MergeSort, QuickSort, Python, udhëzimet if, for, while, funksionet append, remove, len, stringat, pilat, radhët veprimet buleane AND, OR, NOT, hartat Karnough, inteligjenca artificiale.Koncepte kyçe: Në këtë tematikë do të mësoni më shumë rreth algoritmeve, duke u ndalur te mënyrat e përzgjedhjes së tyre, kompleksiteti, faktorët që ndikojnë në rritjen e efikasitetit të tyre si dhe do të kuptoni dallimin ndërmjet qasjeve të ndryshme të programimit. Gjithashtu do të njiheni me bazat e programimit në Python, kushtet e kontrollit të rrjedhës së programeve, funksionet e tij si dhe përdorimin e strukturave të të dhënave për zgjidhjen e problemeve. Më tej do të mësoni se si bëhet testimi dhe korrigjimi i kodeve, si mund të ripërdoret kodi, do të kuptoni algjebrën buleane dhe hartat Karnough si dhe do të njiheni me bazat e programimit të makinave inteligjente.30

