Page 40 - Demo
P. 40
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMIFig. 3tabelash, derisa të arrihet zbërthimi në vlera teke (supozohet se është e renditur një vlerë e vetme). Më tej, pjesët bashkohen duke përdorur hapin e tretë të teknikës, kombinimin. Qëllimi është që pas çdo ribashkimi, gjysmëtabela e re e krijuar të jetë e renditur, derisa tabela përfundimtare të jetë e gjitha e renditur. Pseudokodi për këtë algoritëm jepet në figurën 3. Ai përbëhet nga 2 funksione: Mergesort, i cili thirret në mënyrë rekursive dhe përbën faktorin log n të kompleksitetit dhe Merge, i cili realizon bashkimin dhe renditjen si dhe përbën faktorin n të kompleksitetit. Të dyja bashkë realizojnë kompleksitet të rendit O(nlogn).Figura 4 ilustron veprimin e algoritmit MergeSort mbi tabelën me 8 elemente {6, 42, 2, 32, 15, 8, 23, 4}. Si fillim kryhet përgjysmimi i tabelës, derisa krijohen 8 tabela me nga 1 vlerë secila (pra derisa arrihet një problem që nuk mund të copëzohet më tej). Ngjyra jeshile tregon procesin e ndarjes. Rikombinimi dhe renditja ilustrohen me ngjyrën portokalli. Vëmë re se për çdo bashkim realizohet tabela e renditur, p.sh. {6, 42} dhe {2, 32} krijojnë {2, 6, 32, 42} e kështu me radhë, derisa krijohet tabela me 8 elementet e renditur. Merge-Sort (A, p, r)1 if p < r2 q = (p + r )/23 Merge-Sort (A, p, r)4 Merge-Sort (A, q + 1, r)5 Merge-Sort (A, p, q, r)Nëse numri i elementeve të tabelës është tek, psh. 3, ajo do të ndahet si fillim në 2+1 dhe më pas në 1+1+1. Bashkimi ndodh sipas të njëjtës radhë që u krye ndarja.Fig. 4PROVO VETEN1. Cilët janë tre hapat që ndjek teknika “Përça e Sundo”?Ilustro me figurë hapat e renditjes në rend rritës të tabelës A[10] me këto elemente: A = { 17, 12, 9, 3, 7, 12, 4, 10, 11, 12}2. Shkruaj pseudokodin e funksionit Merge (referoju internetit) dhe trego si vepron ai hap pas hapi nëse në hyrje të tij merr një tabelë të inicializuar me 6 elemente.2 4 6 8 15 23 32 426 42 2 32 15 8 23 46 42 2 32 15 8 23 46 42 2 32 15 8 23 46 42 2 32 15 8 23 42 6 32 42 4 8 15 256 42 2 32 15 8 23 438

