Page 41 - Demo
P. 41


                                    Nxënësi/ja:2.5Qasjet e programimit janë shumë më të pakta se sa llojet e gjuhëve të programimit në qarkullim, ndaj vlen të kemi informacion mbi këtë karakteristikë të tyre, e cila i bashkon një sërë gjuhësh në një grup ose i ndan ato në kategori të ndryshme. Gjuhët që përdorin të njëjtën qasje programimi janë shumë të ngjashme konceptualisht (me pak ndryshime në sintaksë, qëllim etj.). Megjithatë është e mundur që një gjuhë të lejojë përdorimin e disa qasjeve së bashku. Për këtë arsye qasja e përdorur nuk mund të shërbejë si i vetmi kriter për kategorizimin e gjuhëve të programimit. Në këtë mësim do të paraqesim karakteristikat kryesore të dy qasjeve kryesore (urdhëruese dhe deklaruese) dhe përparësitë e mangësitë e secilës prej tyre. Qasja urdhërueseMënyra më e shkurtër e përshkrimit të qasjes urdhëruese është të themi se nëpërmjet një programimi të tillë tregojmë se SI duam ta bëjmë diçka, me hapa konkretë. Kjo mënyrë karakterizohet nga vlerëdhënie, përdorime të shumta të cikleve, kontrolle kushtesh etj. Le të shohim një shembull. Supozojmë se duam të ndryshojmë ngjyrën e një butoni, pasi përdoruesi e shtyp atë. Për të bërë këtë na duhet të dimë gjendjen e butonit dhe ta përpunojmë atë sipas qëllimit. Nëse kodi do të kishte qindra pjesë të tilla, është shumë e vështirë të kuptosh përse bëhet fjalë në pamje të parë, ndaj do të nevojitej leximi dhe interpretimi i kodit për ta bërë këtë. Gjithashtu, një tjetër karakteristikë është se ky kod lidhet me një kontekst të dhënë (pra funksionon vetëm për rastin për të cilin ai është krijuar) dhe do të ishte e vështirë që të mund të ripërdorej në një projekt tjetër. Programimi urdhërues është më i përhapuri dhe disa nga gjuhët tipike që e përdorin atë më së shumti janë C++, Java, dhe PHP. Karakteristika kryesore të tyre janë vlerëdhëniet, strukturat e të dhënave dhe ndryshoret globale. Pavarësisht popullaritetit, gjuhët e programimit bazuar në qasje urdhëruese mund të jenë jo të ripërdorshme, madje edhe të ndërlikuara. Ato bien pre e gabimeve më shpesh se sa gjuhët deklaruese. kupton dallimet midis qasjeve të ndryshme të programimit.Aktivitet:Ekzistojnë mbi 20 qasje kryesore programimi. Me këtë kuptojmë mënyrën se si një kodues mund të zgjedhë të shkruajë kodin e tij. Ndër më të përdorurat janë qasjet urdhëruese(imperative) dhe deklaruese(declarative). Secila prej tyre ka nga 2 ndarje të mirënjohura: qasja \nga objekti%urdhërues dhe funksionale e logjike për grupin deklarues. Por cilat janë karakteristikat e përbashkëta dhe nga dallojnë ato?Fig. 1if(user. likes()){if(!hasBlue()) { removeRed(); addBlue();}} else {if(hasBlue()){ removeBlue(); addGrey(); }Fig. 2ProcedurialePascalBashCC++EiffelOrientuarnga objektiJavaCLOSFunksionaleLispMLDeklarueseSQLDatalogPrologLogjikeQasjet e ndryshme të programimit39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45