Page 42 - Demo
P. 42
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMIPROVO VETEN1. Jepen dy skenarët e mëposhtëm. Trego cila prej tyre është deklaruese dhe cila urdhëruese. Argumento pse.Fig. 3Fig. 4 Qasja deklarueseNdërkohë, termi programim deklarues përdoret shpesh si mënyra e kundërt e programimit urdhërues. Kjo formë siguron të shprehësh se ÇFARË të duhet në përfundim. Kjo nënkupton logjikën përllogaritëse, por jo rrjedhën e kontrollit të programit. Duke përshkruar vetëm rezultatin që dëshiron të arrish me programin, në vend që të përshkruash rrugën si ta arrish atë, reduktohen efekte anësore të padëshiruara. Pra, zhvilluesi përshkruan rezultatin, por jo hapat e kërkuar për ta arritur atë. Le të kthehemi te shembulli i mësipërm për ndryshimin e ngjyrës së butonit. Në rastin e programimit sipas qasjes deklaruese, kodi do të ishte i formës siç shprehet në shembullin e figurës 3.Siç mund të vihet re, në këtë kod nuk ka kontrolle të tepërta. Fokusi është te ndërfaqja me përdoruesin, e cila duhet të ketë vetëm një nga dy vlerat: blu ose e kuqe. Padyshim që kjo qasje ofron një mundësi, ku është më e thjeshtë të kuptosh çfarë po ndodh.Shembuj të gjuhëve deklaruese, që ju ndihmojnë të kuptoni edhe më tej thelbin janë SQLdhe HTML (fig. 4).if(this.user.state. liked){ return ;} else{return ;}SELECT Emer, Mbiemer, Mosha FROM PERDORUES WHERE [KLASA=’A’];Gjuhët urdhëruese dhe deklaruese.
Qasje të ndryshme kanë karakteristika dhe librari të ndryshme.
Veprimi: RegjistrimSkenari: Përdoruesi i ri ridrejtohet te faqja e tijKur regjistrohem për një llogari të reDuhet të më dalë faqja kryesore e lajmeveDhe duhet të shoh një mesazh përshëndetësVeprimi: RegjistrimSkenari: Përdoruesi i ri ridrejtohet te faqja e tijSupozoj se nuk jam i loguarVizitoj faqen kryesoreShtyp butonin RegjistrohuPlotësoj emrin e përdoruesit me emrin MiriPlotësoj fjalëkalimin me “fjala123”Plotësoj fjalëkalimin te fusha “Konfirmo” me “fjala123”Shtyp butonin RegjistrohuPastaj duhet të dalë faqja kryesore e lajmeveDhe duhet të shoh “Përshëndetje Miri”Kur përdorni këto gjuhë, ju përshkruani qëllimin pa përcaktuar se si duhet ta arrini atë.Qasja deklaruese është shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar dhe më e sigurt në përdorim në aspektin e gabimeve apo keqinterpretimeve.40

