Page 43 - Demo
P. 43


                                    Nxënësi/ja:2.6Python është një gjuhë e nivelit të lartë e orientuar nga objekti, me një sintaksë të thjeshtë e lehtësisht të përdorshme. Është zbavitëse të punosh me këtë gjuhë, pasi ajo të lejon të mendosh për zgjidhjen e problemit, pa u përqendruar shumë në zgjedhjen e sintaksës së saktë.Katër arsye e bëjnë Python-in gjuhën perfekte për dikë që dëshiron të mësojë të programojë.1. Sintaksë e thjeshtë. Le të shohim kodin në figurën 2. Edhe nëse nuk keni programuar më parë, mund të kuptoni lehtësisht se ky program llogarit shumën e dy numrave dhe e shfaq atë.2. Rregulla fleksibile. Nuk ka nevojë të përcaktoni llojin e ndryshores në Python. Po ashtu, nuk është e nevojshme të shtohet shenja e pikëpresjes në fund të çdo komande.3. Shprehje konçize. Python ofron mundësinë për të shkruar programe që kryejnë shumë funksione duke përdorur më pak rreshta kod.4. Komunitet i gjerë programuesish për ndihmë. Ka grupe të shumta në internet, në formën e forumeve, që ofrojnë mbështetje për pyetje apo gabime me të cilat natyrshëm ndeshesh gjatë programimit. Për të instaluar dhe ekzekutuar Python-in në kompjuterin tuaj duhet të:1. Hapni faqen zyrtare të internetit për gjuhën Python, www.python.org/downloads dhe shkarkoni versionin që i përshtatet kompjuterit tuaj personal.2. Hapni skedarin e shkarkuar duke klikuar dy herë atë dhe ndiqni udhëzimet për instalimin e plotë. Pas instalimit do mund të hapni programin IDLE, i cili siguron një ndërfaqe grafike për të punuar me Python.3. Hapni IDLE, kopjoni kodin: print(“Ky është kodi i parë në Python”) dhe shtypni tastin Enter.a = 2b = 3shuma = a + bprint(shuma) kupton përdorimin e ndryshoreve, konstanteve, operatorëve të hyrjeve, daljeve, të vlerëdhënieve dhe si zbatohen në Python.Aktivitet:Origjina e emrit Python nuk vjen nga gjarpri me të njëjtin emër. Në fakt krijuesi i saj, Guido van Rossum, zgjodhi këtë emër sipas komedisë së BBC “Monty Python’s Flying Circus”, të cilën po e ndiqte në kohën kur i lindi ideja të shkruante këtë gjuhë. Si fans i madh i kësaj komedie, ai madje vendosi edhe emrin e terminalit të ekzekutimit IDLE sipas anëtarit të grupit Monty Python, Eric Idle. Emri Python i shkonte për shtat kërkesave të tij për një emër të shkurtër, unik, paksa misterioz dhe jo serioz. Jeni kureshtarë të dini cila është gjuha e programimit nga e cila rrjedh Python? Përpiquni të gjeni 3 gjuhë në linjën paraardhëse të Python-it .Fig. 1Fig. 2Bazat e programimit në Python41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47