Page 44 - Demo
P. 44
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI Krijimi i një skedari të ri Për të krijuar një skedar të ri të llojit Python duhet të:1. Shkoni te menuja File → New Window (Shortcut: Ctrl+n).2. Shkruani kodin Python.3. Ruajeni skedarin duke përdorur menunë File → Save (Shortcut: Ctrl+s) me prapashtesën .py (si p.sh. kodi.py).4. Përdorni menunë Run → Run Module (Shortcut: F5) për të ekzekutuar programin. Si rezultat ju shikoni shfaqjen në ekran të shprehjes brenda thonjëzave të ‘print’. Urime!.Në përgjithësi një udhëzim i ri fillon me një rresht të ri (fig. 4). Por është e mundur të shtrijmë një udhëzim në më shumë se një rresht duke përdorur karakterin apo të shkruajmë 3 udhëzime në një rresht duke përdorur pikëpresjen si ndarëse mes tyre. Më poshtë jepet nga një shembull për secilin rast.Fig. 3Fig. 4Fig. 5Komentet për një rresht të vetëm nisin me simbolin #. Nëse komenti shtrihet në disa rreshta, mund të përdoret simboli # në krye të çdo rreshti të ri ose 3 apostrofa apo 3 thonjëza të njëpasnjëshme, pra ‘’’ ose “””. Ndryshoret dhe konstantet në PythonNjë ndryshore në Python është një vend i emërtuar në kujtesë që shërben pë të ruajtur të dhëna. Çdo ndryshore ka një emër unik që quhet identifikues. Konstantja mban një vlerë fikse. Disa rregulla për t’u pasur parasysh për emërtimin e ndryshoreve dhe konstanteve në Python janë:1. Vendos një emër që ka kuptim. Emërtimi zanore do të kishte më shumë kuptim se sa m për të numëruar sa zanore ka një fjali.2. Përdor stilin camelCase të shkrimit, (fig. 5) sipas të cilit disa fjalë shkruhen ngjitur me njëra-tjetrën. Germa e parë është e vogël dhe gërma e parë e çdo fjale vijuese është e madhe. Shembull: emriIm, shumaPerCdoRresht.3. Përdor germa të mëdha për deklarimin e konstanteve, si p.sh. PI, MAX, TEMP.4. Mos përdor simbolet e veçanta, si !, @, #, $, % etj.5. Mos e nis emrin e ndryshores me një shifër.6. Emrat e ndryshoreve dhe konstanteve mund të kenë kombinime të germave të vogla me germa të mëdha, shifra dhe vizë të poshtme ( _ ). Shembuj emërtimesh të pranueshme janë: klasa1A, klasa_1_A, KlasaA, MAX_KLASA_1A,.a = 1 ; b = 2 ; c = 3 a = 1 + 2 + 3a = 1 + 2 + 3 + \\4 + 5 + 6 + \\7 + 8 + 942

