Page 46 - Demo
P. 46


                                    Le të shikojmë se si mund të ndërtojmë programin për shembullin e dhënë në rubrikën Aktivitet. Kjo arrihet duket përdorur udhëzime për kontrollin e programeve. Ka 3 të tilla në Python, të cilave iu referohemi me fjalët kyçe: if, for dhe while. Rolin e vendimmarrjes në Python e luan udhëzimi if... else... dhe forma të tjera të ngjashme.Udhëzimi if. Programi vlerëson kushtin dhe do ta ekzekutojë udhëzimin në trupin e if... vetëm nëse kushti është i vërtetë. Në qoftë se ai nuk është i vërtetë, udhëzimi vijues nuk ekzekutohet (fig. 1). Në Python trupi i shprehjes if tregohet nga dhëmbëzimi i tekstit. Trupi i if nis me një zhvendosje të tekstit (zakonisht 2 ose 4 hapësira) dhe përfundimi i këtij dhëmbëzimi të tekstit shënon fundin e if. Python e interpreton çdo vlerë jo zero si të vërtetë. Vlera “None” dhe 0 interpretohen si jo të vërteta. Shembulli i figurës 2 kontrollon shenjën e një numri dhe shfaq në ekran nëse numri është pozitiv ose negativ. kupton se si tre kushtet programuese kontrollojnë rrjedhën e programit dhe se si ato zbatohen në Python.Aktivitet:Në mësimin e shkuar pamë se si shfaqen udhëzimet dhe rregullat që duhen pasur parasysh për emërtimin e ndryshoreve dhe konstanteve në Python. Një program ndërtohet nga një bashkësi udhëzimesh që ekzekutohen në vazhdimësi sipas rendit nga kreu në fund. Si duhet të veprojmë nëse duam të ndryshojmë rrjedhën e programit? P.sh. supozojmë se duam të ndërtojmë një program që shfaq “Natën e mirë” ose “Mirëmëngjesi” bazuar në orën e ditës. KushtiTrupi i udhëzimitJo i vërtetëI vërtetëVëmë re se nëse vlera=3, shprehja kusht (num>0) është e vërtetë ndaj trupi i if ekzekutohet. Nëse për vlera=-1, shprehja kusht (num>0)është jo e vërtetë, për rrjedhojë trupi i if nuk ekzekutohet. Ndërkohë udhëzimi print(“Kjo shfaqet gjithmone!”) nuk është i dhëmbëzuar, pra nuk bën pjesë në trupin e if, ndaj ekzekutohet gjithmonë pavarësisht vërtetësisë së shprehjes. Udhëzimi if... else vlerëson kushtin dhe do të ekzekutojë trupin e ifvetëm në qoftë se kushti është i vërtetë. Nëse kushti është jo i vërtetë, do të ekzekutohet trupi i else. Sërish, dhëmbëzimi i tekstit shërben për të ndarë trupin e if nga trupi i else. Le të shohim shembullin e figurës 4 për përdorimin e if... else. Në qoftë se num=3 (ose num=0), shprehja kusht është e vërtetë ndaj ekzekutohet trupi i if, ndërsa trupi i else nuk konsiderohet. Në qoftë se num=-5, shprehja kusht është jo e vërtetë ndaj do të jetë trupi i else për t’u ekzekutuar dhe trupi i if kapërcehet.Fig. 1Fig. 3KushtiTrupi i udhëzimitifTrupi i udhëzimitelseJOPOFig. 2Nxënësi/ja:2.7Kontrolli i rrjedhës së programeve (I)44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50