Page 47 - Demo
P. 47
KushtiTrupi i ifTrupi i elifJOPOKushtielifTrupi i elseJOPOFig. 5Fig. 7Udhëzimi if... elif... else përdoret për të kontrolluar shprehje shumëfishe. Çdo trup if mund të ketë vetëm një trup else shoqërues, por mund të ketë disa blloqe elif. Në shembullin e dhënë, në qoftë se numri është pozitiv, shfaqet “Numer Pozitiv!”. Nëse num=0, shfaqet Zero. Në qoftë se num është negativ, shfaqet në ekran “Numer Negativ!”. PROVO VETEN1. Duke ditur se një herë në 4 vite ndodh kampionati i futbollit dhe një herë në 10 vite ndodh numërimi i popullsisë, gjej nëse në një vit të dhënë ndodhin të dyja njëkohësisht, vetëm kampionati, vetëm numërimi i popullsisë apo asnjëra.2. Bazuar në një temperaturë të dhënë, shfaq në ekran një nga 3 gjendjet në të cilën ndodhet uji: e ngurtë, e lëngët apo e gaztë.Fig. 4Udhëzimet if të ndërfutur. Është e mundur të kombinohen kushtet if...elif...else brenda një shprehjeje tjetër if...elif...else. Në programimin kompjuterik kjo quhet ndërfutje (nesting).Numri i shprehjeve të tilla, që mund të ndërfuten brenda njëra-tjetrës është i pakufizuar, sidoqoftë është e këshillueshme të shmanget përdorimi i tepruar i tyre, pasi e bën kodin shumë të vështirë për t’u lexuar dhe kuptuar. Dhëmbëzimi i tekstit është i vetmi tregues që përdoret për të kuptuar nivelet e ndërfutjes. Provoni të ekzekutoni kodin e figurës 7 për të parë rezultatin.Fig. 6TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI45

