Page 48 - Demo
P. 48
kupton që tre kushtet programuese kontrollojnë rrjedhën e programit; mëson si zbatohen kushtet programuese në Python.Aktivitet:Shprehjet if dhe if... else përdoren për të kontrolluar rrjedhën e programit. Duke u bazuar në njohuritë e fituara deri tani për gjuhët e programimit, si mendoni ju, a ka ndonjë mjet tjetër që shërben për të kontrolluar rrjedhën e programeve?Ciklet që përdoren më shpesh në Python dhe që do të trajtojmë në vijim të këtij mësimi janë for dhe while. • Cikli for në Python përdoret për të përsëritur ekzekutimin e një udhëzimi një numër të caktuar herësh. Sintaksa është foremërVariabla in range(fillim, mbarim), si p.sh. for sasia in range(1,5). Konkretisht, emërVariabla përfaqëson ndryshoren (variablën), e cila do të numërojë sa herë do të ekzekutohet cikli, ndërsa fillimi dhe mbarimi përbëjnë intervalin e vlerave që do të marrë kjo variabël. Diapazoni 1 deri në 5 konsiderohet si gjysmë segment, pasi nis nga 1dhe numëron deri në 4, ndërsa për vlerën 5 dilet nga cikli. Shembulli i mëposhtëm llogarit shumën e numrave nga 1 në një numër n të dhënë nga përdoruesi (fig. 2).JOPOFillimiKushtiTrupi i ciklitNdryshimi i variablitFig. 1• Cikli while realizon përsëritjen e ekzekutimit të një udhëzimi për sa kohë një kusht është i vërtetë. Ky cikël zakonisht përdoret, kundrejt ciklit for, kur nuk e dimë paraprakisht se sa duhet të jetë numri i herëve të përsëritjes, por kemi të njohur vetëm kushtin që na bën të kthehemi në cikël apo të dalim prej tij. Në Python trupi i ciklit while përcaktohet nga dhëmbëzimi i tekstit. Fundi i dhëmbëzimit shënon fundin e ciklit. Shembulli i figurës 4 kryen të njëjtën detyrë sikurse programi paraardhës, por në vend të for kemi përdorur while.POJOShprehje = vërtet?Shprehje 1Shprehje 2Fig. 2Fig. 3Fig. 4Nxënësi/ja:2.8 Kontrolli i rrjedhës së programeve (II)46

