Page 49 - Demo
P. 49
Shprehjet break dhe continue janë elemente kyçe për ndryshimin e rrjedhës normale të një cikli. Ekzekutimi i një break në trupin e ciklit menjëherë përfundon ciklin, ku ai bën pjesë, duke ia kaluar radhën për ekzekutim udhëzimit që vjen pas trupit të ciklit.Në shembullin e figurës 5, cikli for përdoret për të lexuar stringën “fjali e gjate” karakter për karakter. Kontrolli për germën i dhe përdorimi i break siguron që në momentin e parë që gjendet karakteri me vlerë i, kontrolli i programit të kalohet në udhëzimin e parë të radhës jashtë ciklit for. Rezultati në krah tregon shfaqjen e “fjal” ndjekur nga afishimi i “Fund”, që nënkupton se shfaqja e karaktereve të stringës së dhënë ndërpritet sapo gjendet i-ja e parë.Shprehja continue përdoret për të shmangur ekzekutimin e kodit, që vjen pas saj brenda trupit të ciklit dhe vazhdimin për përsëritjen aktuale. Pra, ajo nuk shkakton ndërprerjen e gjithë ciklit, por detyron kapërcim në përsëritjen (iteracionin) e radhës. Përdorimi i continuenë vend të break në shembullin e dhënë më lart, do të jepte si rezultat afishimin e të gjithë karaktereve të stringës me përjashtim të karakterit i, kjo për shkak se udhëzimi print(val) nuk u ekzekutua për vlerën i (fig. 6).PROVO VETEN1. Afisho në kolonë të gjithë numrat çift nga 1 në 100. Shkruaj dy programe të ndryshme, një herë duke përdorur ciklin for dhe një herë ciklin while.2. Shkruaj një program në Python, që i kërkon përdoruesit të japë vazhdimisht numra, derisa ai të shtypë 0. Programi numëron dhe afishon shumën e tyre. Sa prej numrave të dhënë janë negativë?Fig. 5Fig. 6TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI47

