Page 50 - Demo
P. 50


                                    Ndryshe nga gjuhët e mëparshme për të cilat keni njohuri, si C ose Java, në gjuhën Pythonnuk ka një strukturë të mirëqenë si tabelat. Në vend të tyre përdoren listat, të cilat kryejnë çdo gjë që mund të kryejë edhe një tabelë. Listat janë më fleksibël për të punuar me to për dy arsye:1. Një listë nuk është e kufizuar të ruajë vetëm një lloj të dhëne, pra në listë mund të ruhen elemente të llojit int, float, string të gjitha brenda të njëjtës strukturë.2. Një listë nuk është e kufizuar në një madhësi fikse në kujtesë, por hapësira që ajo zë, ndryshon në mënyrë dinamike në bazë të nevojave për shtim apo fshirje nga lista.Një listë që ruan vetëm numra të plotë, ka të njëjtën paraqitje sikurse tabela [10, 20, 30, 40]. Çdo element përbëhet nga vlera numerike e tij dhe pozicioni që ai zë në vektor. Numërimi i pozicionit nis nga 0, për elementin e parë në të majtë, deri në (n-1) për elementin e fundit. Nëse duam të shfaqim vlerën e numrit të katërt në vektor mjafton të shkruajmë emërListe[3].Një karakteristikë interesante që ofron gjuha Python te listat, në veçanti nga shumë gjuhë programimi, është qasja e elementeve të listës me vlera negative të pozicionit. Kështu thirrja e elementit me pozicion -1 jep vlerën e elementit të fundit, pozicioni -2 jep vlerën e të parafundit etj. Një shembull qasjeje e elementeve të listës t jepet në figurën 2.  kupton përdorimin e të dhënave String dhe Array për zgjidhjen e problemeve; mëson si zbatohen ato në Python.Aktivitet:Tabelat (arrays) janë një mjet i fuqishëm programimi për shumicën e gjuhëve, mes tyre dhe Ce Java për të cilat tashmë keni njohuri. Një tabelë është një strukturë që shërben për të ruajtur bashkësi të dhënash të të njëjtit lloj, si p.sh. tabelë me të dhëna int, float apo string. Në figurën 1 tregohet se si teksti “Përshëndetje” ruhet në memorien e kompjuterit nëpërmjet tabelës në gjuhën Java. Po në gjuhën Python kush e kryen funksionin e tabelave?Fig. 2Fig. 1Indeks 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11Ndryshorja P ë r s h ë n d e t j eAdresa 0x23451 0x23452 0x23453 0x23454 0x23455 0x12456 0x23457 0x23458 0x23459 0x23460 0x23461 0x23462Nxënësi/ja:2.9 Përdorimi i strukturave për zgjidhjen e problemeve (I)48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54