Page 51 - Demo
P. 51
Si fillim ky program shfaq listën me emrin firma, e cila përmban 3 elementet e llojit string (String është një grup karakteresh që ruhen së bashku si një e vetme): “Google”, “HP”, “Cisco”.Gjatësia e listës gjendet nga funksioni len() dhe shfaqet në ekran. Më pas listës i shtohen edhe 2 elemente të tjerë, shfaqet sërish lista e re, ku vëmë re se janë shtuar 2 firma të reja, ndaj gjatësia e listës bëhet 5. Më tej shohim përdorimin e mjeteve për fshirjen e elementeve të listës. Konkretisht fshihet elementi me pozicionin 4, pra “IBM”, vlera “Google” dhe elementi me pozicionin 1, i cili për shkak se ekzekutohet pasi është fshirë “Google”, realizon fshirjen e “Cisco”, si elementi me pozicionin 1 në listën e re. Si rezultat, lista e re do të ketë vetëm 2elementë “HP” dhe “Amazon”.Një koncept i ngjashëm me listën është lloji i të dhënës string. Një stringë është, siç e thamë më lart, një bashkësi karakteresh që ruhen së bashku si një e vetme (çdo simbol që mund të shtypet nga tastiera është një karakter). Për të paraqitur një stringë në Python përdoret tekst i vendosur midis apostrofave ose thonjëzave. Karakteret e pranishme në një stringë mund të qasen, njëlloj sikurse në listat, me anë të pozicionit të tyre. Pozicioni 0 përfaqëson karakterin e parë duke nisur nga e majta. Gjithashtu, pozicionet negative kanë të njëjtin kuptim si listat, numërim nga fundi i stringës. Është e rëndësishme të theksohet se pozicioni me anë të të cilit qasen karakteret e një stringe, duhet të jetë një numër i plotë. Nëse përdorim lloje të tjera të dhënash, do të rezultohet në shfaqje mesazh gabimi mbi llojin e të dhënës (TypeError).Shembulli i ilustruar në figurën 4 tregon se si mund të shfaqet në ekran e gjithë stringa, vetëm një karakter i saj (p.sh. i pari me pozicion 0, ose i fundit me pozicion -1), një pjesë e stringës duke përdorur segmentin [1:5] për të kapur karakteret në pozicionet 1-4. Vëmë re se për të Fig. 3Fig. 3Për të shtuar një element në listë përdorim funksionin append(), i cili i shton elementet në fund të listës, ndërsa për fshirjen e elementit nga lista mund të përdoren 3 forma të ndryshme: • operatori del; • funksioni remove(), që merr si argument vlerën e elementit për t’u fshirë; • funksioni pop(), i cili merr si argument pozicionin e elementit për t’u fshirë. Nëse na nevojitet të gjejmë gjatësinë e një liste, pra sa elemente mban ajo, na shërben funksioni len(). Përdorimi i këtyre tre funksioneve ilustrohet në shembullin e figurës 3.TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI49

