Page 52 - Demo
P. 52


                                    TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMIshfaqur pjesërisht stringën, vlera e sipërme e segmentit është një më e madhe se pozicioni i karakterit të fundit që duam të kapim. Në program shfaqet gjithashtu mesazhi i gabimit string index out of range, në qoftë se i referohemi një pozicioni, që nuk bën pjesë në stringë, p.sh. 10.Ndryshimi dhe fshirja në stringë. Karakteret e një stringe nuk mund të ndryshohen veç e veç, pasi i është dhënë vlera stringës. E vetmja mënyrë si mund të ndryshohet vlera e stringës është duke i dhënë një vlerë të re me karakteret e ndryshuara. E njëjta gjë ndodh edhe me fshirjen. Është e mundur vetëm të fshihet e gjithë stringa, por jo një apo disa karaktere të veçuara të saj. Provoni të kryeni vetë veprime të tilla dhe vini re mesazhin e gabimit që ju shfaqet.Operatoret + dhe *. Operatori + realizon ngjitjen e dy stringave së bashku, ndërsa operatori * përdoret për të përsëritur një stringë një numër të caktuar herësh. Le të shohim shembullin e figurës 5.Fig. 5PROVO VETEN1. Çfarë realizon programi në figurën 6? Rregullo gabimet nëse ju shfaqen të tilla.list1 = [1, 2, 3.44, 5, 8.7, 2, 5.2]shuma = 0i = 0while i < len(list1): shuma = shuma + list1[i] i = i + 1mesatare = total / len(list1)print mesatare• Çfarë shfaqet në ekzekutim, nëse listës list1 do t’i shtohet edhe një element i llojit string?• Shto një kontroll në këtë kod, i cili përjashton nga llogaritja e mesatares numrat float dhe numëron e shfaq në ekran sa të tillë ka në listë.2. Provo në mënyrë të pavarur përdorimin e funksioneve extend(), sort(), reverse() dhe clear() në lista.3. Shkruaj një program në Python që përdor funksionet upper() dhe lower() për të konvertuar një stringë në germa të mëdha ose të vogla. Ku mund të gjejë përdorim funksioni split()?50
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56