Page 54 - Demo
P. 54
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMIFig. 3zbatimi në Python për të parë si funksionon secili prej këtyre dy funksioneve jepet në figurën 3. Siç vihet re është përdorur funksioni append() për të realizuar shtimin në listë të elementeve “C”, “D” dhe “E”. Më pas hiqet “E” dhe më tej “D” duke përdorur funksionin pop().Mbarimi FillimiShtimiFshirja Zbatimi i përdorimit të pilave • Një nga zbatimet shumë të përdorura të konceptit të pilës në informatikë është gjurmimi pas i veprimeve të mëparshme, si p.sh. veprimi Undo, kur punoni në një editor teksti apo veprimi Back për të vizituar faqen paraardhëse në një shfletues faqesh interneti (web browser).• Zbatimi tjetër tejet i përhapur i pilave është realizimi i veprimeve rekursive. Çdo thirrje për një funksion rekursiv futet në një pilë dhe mundëson llogaritjen e saktë.Radha është një lloj strukture të dhënash që ofron dy veprime kryesore enqueue dhe dequeue. Kjo lloj strukture, sikurse radha në jetën e përditshme, karakterizohet nga koka dhe bishti. Shtimi (enqueue) bëhet nga bishti dhe fshirja (dequeue) bëhet nga koka. Logjika që ndjek radha njihet me emrin FIFO (First In First Out) ose LILO (Last In Last Out), që nënkupton se i pari që hyn është i pari që del dhe anasjelltas, i fundit që hyn është i fundit që del nga radha.Një shembull zbatimi në Python ilustrohet në figurën e mëposhtme. Këtu përdoret libraria deque për një zgjidhje dhe ekzekutim më të shpejtë sesa me zgjidhjen me lista. Vihet re se shtimi i “E” dhe “F” ndodh nga e djathta (bishti i radhës), ndërsa fshirja ndodh nga e majta (koka e radhës).PROVO VETEN1. Çfarë do të ketë në majë të pilës pas ekzekutimit të udhëzimeve?2. Shkruaj një program që realizon renditjen e elementeve të një pile në rend rritës (më i madhi në majë të pilës) duke përdorur vetëm një pilë tjetër mbështetëse.3. Zbato një radhë duke përdorur 2 pila.m = Stack()m.push(‘x’)m.push(‘y’)m.pop()m.push(‘z’)Fig. 4Fig. 5Tematika 152

