Page 55 - Demo
P. 55
2.11Tematika 11. Në inxhinierinë kompjuterike arkitektura kompjuterike është një grup rregullash dhe metodash që përshkruajnë funksionimin, organizimin dhe zbatimin e sistemeve kompjuterike.Sipas arkitekturës së Von Neumann-it kompjuteri përbëhet nga: ________, ________, _________.Shpjegoni cilat janë tre parimet, ku bazohet arkitektura e Von Neuman-it.__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________2. Qëllimi i CPU-së është të përpunojë të dhënat. Në CPU zhvillohen procese të tilla si llogaritja, klasifikimi dhe kërkimi i të dhënave. Cilat janë pjesët kryesore të CPU-së? Shpjegoni funksionin e secilës prej tyre.3. Cikli fetch-decode-execute ndjek një sërë hapash. Këto hapa jepen më poshtë në mënyrë të çrregullt:• PC jep një vlerë adrese në kujtesën ku është udhëzimi tjetër.• Procesori merr vlerën e udhëzimit nga ky vend i kujtesës.• Cikli përsëritet derisa programi përfundon.• Procesori kontrollon PC-në për të parë se cilin udhëzim do të ekzekutojë më pas.• Pasi udhëzimi merret, ai duhet të çkodifikohet dhe më pas të ekzekutohet. • Procesori kthehet në PC për të gjetur udhëzimin e radhës.Si mund t’i ndani këto hapa në tabelë sipas radhës së ekzekutimit dhe cila nga pjesët e CPU-së është përgjegjëse për secilin veprim?Veprimi Përshkrimi i veprimit Pjesa e CPU-së që kryen vepriminMarrja e udhëzimitÇkodifikimiZbatimi i udhëzimit4. Jepni disa nga karakteristikat e CPU-së, që ndikojnë në performancën e saj. Shpjegoni pse?5. Memoria është vendi, ku ruhen të dhënat dhe udhëzimet, të cilat përdoren nga mikroprocesori. Ka lloje të ndryshme të memories, ku secila luan rol të rëndësishëm në funksionimin e kompjuterit. Ato ndahen në dy grupe kryesore. Si quhen ato? Shpjego secilën prej tyre. __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________6. Një sistem operativ kontrollon funksionimin e përgjithshëm të një kompjuteri dhe na siguron një mënyrë të lehtë për të bashkëvepruar me kompjuterat dhe për të ekzekutuar aplikacionet. Përmendni disa nga karakteristikat e tyre.7. Ku ndryshojnë programet me kod të hapur nga ato me kod të mbyllur?8. Translator-i i gjuhës së kompjuterit përkufizohet si një program kompjuteri, që shndërron udhëzimet e shkruara nga një gjuhë e nivelit të lartë, në një kod makine. Shpjegoni më me hollësi si ndodh ky veprim?Përsëritje 53

