Page 56 - Demo
P. 56
TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMITematika 21. Një algoritëm është një bashkësi komandash të përcaktuara shumë mirë dhe të renditura, që ndjekin një rrugë të caktuar për zgjidhjen e një problemi. Cilët janë dy nga tiparet karakterizuese të përdorura më shpesh për të krahasuar rendimentin e tyre. Shpjegoni ato.2. Teknika “Përça e Sundo” është një përqasje për zgjidhjen e problemeve bazuar në rekursivitet. Ajo përbëhet nga tre hapa:A) ______________________________________________________________________________B) ______________________________________________________________________________ C) ______________________________________________________________________________3. Për kontrollin e rrjedhës së programit përdoren udhëzimet:a) if - ___________________________________________________________________________b) if... else - ______________________________________________________________________c) if... elif... else - __________________________________________________________________d) cikli for - ______________________________________________________________________e) cikli while - ____________________________________________________________________Shpjegoni secilin prej tyre dhe ndërtoni bllokskemat përkatëse.4. Në gjuhën e programimit Python për zgjidhjen e problemit përdoren struktura të tilla si: tabelat, stringat, pilat dhe radhët. Shpjegoni secilën prej tyre.a) Shkruaj algoritmin për gjetjen e maksimumit të një tabele me n elementë dhe llogarit kohën e ekzekutimit T(n). Sa është kompleksiteti i këtij algoritmi?b) Përmend disa algoritme që përdorin teknikën “Përça e Sundo”.c) Përmend diferencat mes gjuhëve urdhëruese dhe deklaruese.d) Cilat janë rregullat për zgjedhjen e emrit të një ndryshoreje në Python?e) Trego çfarë realizon programi i mëposhtëm.luaj = Truewhile luaj: x = int(input(“Jep nje numer: “) y = int(input(“Jep nje numer: “) print(x + y) print(x - y) print(x * y) print(x / y) print(x % y) if input(“Luaj perseri? “) = = “jo”: luaj = False5. Shkruaj programin në Python që afishon në ekran elementet e tabelës A[m] nga i fundit te i pari, duke përdorur indeksimin negativ.6. Cilat janë funksionet që përdoren për të bërë shtimin e një elementi në pilë? Po në radhë?54

