Page 57 - Demo
P. 57
Nxënësi/ja:2.12Një funksion është një bashkësi udhëzimesh që kanë për qëllim të kryejnë një detyrë të caktuar. Funksioni mund të marrë (ose jo) argumenta në hyrje të tij, ekzekuton udhëzimet, që janë përcaktuar në trupin e tij dhe kthen rezultatin e kërkuar. Funksionet ndihmojnë në ndërtimin e një kodi më të qartë, të strukturuar e të kuptueshëm dhe ofrojnë mundësinë e ripërdorimit të kodit. Sintaksa e funksionit jepet në figurën 1.Përcaktimi i një funksioni përbëhet nga koka dhe trupi dhe secili përkatësisht nga këto elemente:• Fjala kyçe def shënon fillimin e kokës së funksionit.• Emri i funksionit, i cili e përcakton atë në mënyrë unike. Rregullat e përzgjedhjes së emrit janë të njëjtat që zbatohen edhe për ndryshoret.• Parametrat, që i gjeni shpesh me emërtimin argumente. Vendosen midis kllapave ()dhe përdoren për t’i dhënë vlera në hyrje funksionit, por nuk janë të detyrueshme.• Shenja e pikësimit 2 pika (:) shënon përfundimin e kokës së funksionit.• Trupi i funksionit dallon nga koka e funksionit, pasi teksti është i spostuar djathtas (i dhëmbëzuar) dhe mbarimi i dhëmbëzimit tregon përfundimin e trupit të funksionit. Numri i hapësirave të përdorura nuk ka rëndësi për përpiluesin, zakonisht sugjerohet 2ose 4 hapësira dhe mbajtja e të njëjtit standard përgjatë shkrimit të kodit. Pjesa e parë e trupit është një shpjegim (dokumentim) jo i detyruar për detyrat që kryen funksioni.• Disa shprehje (udhëzime) të vlefshme, të cilat kryejnë detyrat që kërkon funksioni.• Një fjalë kyçe return, opsionale, për kthimin e një vlere nga funksioni. Përcaktimi është thjesht përshkrimi i kodit të funksionit. Ekzekutimi i tij ndodh vetëm nëse funksioni thirret. Funksioni mund të thirret nga një tjetër funksion në kod, tjetër program ose direkt nga rreshti i komandave të Python –it (programi IDLE). Në kodin e shfaqur në figurën 2 do të ilustrojmë thirrjen e funksionit dhe përdorimin e fjalës kyçe return.def emer_funksioni(parametra):“””tekst shpjegues i mundshëm”””statement(s)Shembull:def pershendes(emri):“””Ky funksion përshëndet personin emri i të cilit kalohet si parametër”””print (“Pershendetje, “ + emri + “!”) kupton se si funksionet mund të thërresin funksione brenda tyre dhe se si ato zbatohen në Python.Funksionet në Python ndahen në dy kategori: të përcaktuara nga programuesi ose funksione të gatshme që gjenden në librari (të quajtura built-in). Gjeni dhe përdorni në program disa funksione built-in të Python-it. Provoni të gjeni dhe kuptoni kodin, ku është përcaktuar mënyra se si e realizon detyrën funksioni që keni përdorur. Përmendni 2 përparësi të funksioneve të përcaktuar nga programuesi kundrejt atyre built-in.Aktivitet:Fig. 1Funksionet në Python (I)55

