Page 58 - Demo
P. 58


                                    TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMIShembulli i ilustruar në figurën 3 tregon përdorimin e funksionit shumaShifra(num), i cili ka për detyrë të shfaqë në ekran shumën e shifrave të numrit që merret si argument i tij. Duke përdorur një cikël while, për sa kohë që vlera e ndryshores num nuk është 0, shifra e fundit e numrit, që përftohet si mbetja e pjesëtimit të numrit me 10, i shtohet shumës. Më pas numri pjesëtohet me 10 me qëllim që shifra e radhës (nga e djathta në të majtë) të bëhet e fundit dhe kështu mund të lexohet vlera e secilës prej shifrave. Vlera që kthen funksioni është shuma e shifrave, e cila shfaqet në ekran për dy numrat 267 dhe 2000, përkatësisht 15 dhe 2.PROVO VETEN1. Shkruaj funksionin fuqia(num1, num2), i cili llogarit num1 në fuqi të num2, duke përdorur vetëm operatorin e shumëzimit.2. Shkruaj programin, i cili i kërkon përdoruesit një fjalëkalim dhe kontrollon e shfaq në ekran, nëpërmjet thirrjes së funksionit kontroll(stringa), nëse fjalëkalimi i dhënë është i saktë apo i gabuar. Vlera e fjalëkalimit inicializohet nga programi.3. Duke përdorur funksionin shumaShifra(num) të figurës 3 në mësimin e sotëm, gjej maksimumin mes shumës së shifrave për çdo numër të një liste të inicializuar në program.Fig. 2Fig. 356
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62