Page 59 - Demo
P. 59


                                    Nxënësi/ja:2.13Ndërto një program në Python, i cili realizon një makinë llogaritëse të thjeshtë me 4 veprimet bazë. Përdoruesi duhet të zgjedhë veprimin që dëshiron të kryejë, 2 numrat dhe pasi të shfaqet rezultati, përdoruesi pyetet nëse dëshiron të kryejë një veprim tjetër. Në bazë të përzgjedhjes (po/jo), përdoruesit i shfaqet sërish menuja e zgjedhjeve, në të kundërt programi mbyllet. Një rast ekzekutimi jepet në figurë.Aktivitet:Ndryshoret lokale dhe globale. Hapësira e veprimit të një ndryshoreje (variable) është pjesa e programit, ku kjo ndryshore është e njohur. Parametrat dhe ndryshoret e përcaktuara brenda një funksioni nuk janë të dukshme nga jashtë funksionit, ndaj thuhet se ndryshoret kanë një hapësirë lokale veprimi. Kohëzgjatja e një ndryshoreje nënkupton kohën gjatë së cilës kjo ndryshore qëndron në kujtesë. Kohëzgjatja e ndryshores së një funksioni është aq kohë sa funksioni është në ekzekutim. Ato shkatërrohen pasi dilet nga funksioni. Kësisoj, një funksion nuk mban mend vlerat e ndryshoreve të thirrjeve të tij të mëparshme. Figura 2 ilustron një shembull ndryshoreje lokale dhe globale.Përzgjidh veprimin:1.Mblidh2.Zbrit3.Shumëzo4.PjesëtoJep zgjedhjen(1/2/3/4): 3Jep numrin e parë: 15Jep numrin e dytë: 1415 * 14 = 210Dëshiron të kryesh një veprim tjetër(p/j)?Ndryshoret globale janë deklaruar jashtë çdo funksioni dhe mund të arrihen (përdoren) nga çdo funksion i programit. Ndryshoret lokale janë deklaruar brenda një funksioni dhe mund të përdoren vetëm brenda atij funksioni. Është e mundur që të ketë ndryshore lokale me të njëjtin emër në funksione të ndryshme.Funksioni rekursiv. Ne dimë se një funksion në Python mund të thërrasë funksione të tjera, madje ai mund të thërrasë edhe vetveten. Le të shohim një shembull për gjetjen e faktorialit të një numri bazuar në vetitë Fig. 2Fig. 3Fig. 1 kupton se si funksionet mund të thërresin funksione brenda tyre; mëson si zbatohen funksionet në Python.Funksionet në Python (II) 57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63