Page 61 - Demo
P. 61
Nxënësi/ja:2.14Vlerësimi i algoritmitPërpara se sa zgjidhja e përshkruar nga një algoritëm të programohet (të zbatohet duke zgjedhur një gjuhë programimi), është e rëndësishme të kontrollojmë nëse ai i plotëson kushtet për zgjidhjen e përshtatshme të problemit, madje në mënyrë efikase. Kjo bëhet përmes vlerësimit të algoritmit. Sapo propozohet dhe projektohet një zgjidhje, duhet të sigurohemi se ajo e kryen plotësisht punën për të cilën është ideuar dhe duhet të mendojmë për mënyrat e përmirësimit të saj.Pas 10 vitesh projektimi dhe 7 miliardë $ shpenzimesh, shpërthimi i raketës Ariane5 në hapësirë vetëm 37 sekonda pas nisjes, ishte arsyeja e ngritjes së një grupi hetimor për të gjetur shkakun e dështimit. Komisioni gjeti se një nga arsyet thelbësore ishte një gabim në projektimin e software-it për drejtimin e një prej sistemeve të raketës. U vu re se nuk ishin kryer analiza dhe prova të përshtatshme të sistemit, të cilat do të kishin zbuluar dështimin e mundshëm. Arsyeja madhore qëndronte në shpejtësinë e raketës, e cila mori vlera të tilla, që nuk mund të ruheshin në një ndryshore të llojit numër i plotë (integer), ndaj ndodhi një mbiderdhje (overflow), e cila solli një sërë pasojash zinxhir deri në humbjen e kontrollit të raketës. • Gjej në internet disa raste të tjera nga jeta reale, ku problemet në projektim apo testim kanë sjellë dështim të sistemit.• Shkruaj një program dhe trego se për cilat hyrje programi juaj pritet të mos funksionojë nëse përdoruesi lihet i lirë të japë çdo lloj vlere.Aktivitet: kupton që projektimi i algoritmeve përfshin aftësinë për të realizuar sa më lehtë riautorësinëpër të provuar, testuar dhe korrigjuar kodet përfundimtare.Fig. 1Fig. 2Kur shkruhet një algoritëm duhet të plotësohen 4 kushtet në vijim përpara se ai të zbatohet: 1. Algoritmi duhet të jetë i kuptueshëm. A është zbërthyer ai mjaftueshëm në detaje për të qenë e thjeshtë të kuptohet zgjidhja e dhënë për çdo nënproblem?2. Algoritmi duhet të jetë i plotë. A e zgjidh ai çdo aspekt të problemit apo disa i lë pa zgjidhje?3. Algoritmi duhet të jetë efikas. A e zgjidh problemin duke përdorur në mënyrën më efikase të mundshme burimet e disponueshme (p.sh. sa më shpejt, duke zënë sa më pak vend etj.)?4. Algoritmi duhet të përmbushë kriteret e përgjithshme dhe specifike që janë kërkuar nga problemi/përdoruesi.Testimi dhe korrigjimi i kodeve 59

