Page 63 - Demo
P. 63


                                    TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMIEkzistojnë disa shkallë të testimit, veçanërisht e zbatuar në projekte komplekse.1. Testimi në nivel njësie. Provohet saktësia e rezultatit për çdo njësi përbërëse veçmas.2. Testimi i integruar. Provohet saktësia e pjesëve në bashkëpunim me njëra-tjetrën.3. Testimi i sistemit. Provohet saktësia e sistemit si një i tërë.4. Testimi i pranimit. Është shkalla e fundit e testimit dhe ndodh në prani të përdoruesit.Përdoruesit për të cilët u krijua ky program, kanë fjalën e tyre tashmë për ta pranuar cilësinë e programit apo për të kërkuar përmirësime të mëtejshme.PROVO VETEN1. Cilëso kriteret që duhen përmbushur përpara se një algoritëm të programohet.2. Cilat janë metodat dhe shkallët e testimit të një programi?3. Jepet pseudokodi si më poshtë. Përpilo disa vlera testimi me të cilat do të mund të provosh saktësinë e algoritmit.Algoritmi: Kërkimi sekuencialInput: E Tabela me n elemente, K elementi i kërkuar, n numri i elementeve të E-sëOutput: Indeksi i elementit të barabartë me K në tabelën E1. i = 02. while i < n dhe A[i] ≠ K 3. i = i+14. if i
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67