Page 64 - Demo
P. 64


                                    Ripërdorimi i kodit është mundësia për të përdorur një kod të gatshëm që dikush tjetër e ka ndërtuar, pa pasur nevojë ta shkruash vetë prej fillimit. Në fakt, ripërdorimi i kodit ose ripërdorimi i software-it është një fushë e gjerë e shkencës së inxhinierisë software. Qëllimi është ulja e kostove për prodhimin e software-ve duke zëvendësuar krijimin me riciklimin. Një përqindje shumë e lartë e kodit në ditët e sotme është kod i ripërdorur. Kjo do të thotë se përfitimi është më i madh se sa vështirësia që haset nga ky proçes. Më poshtë listojmë disa prej tyre. Ripërdorimi i kodit është të shmangësh “rishpikjen e rrotës”. Problemin që e ka zgjidhur dikush tjetër, nuk kemi pse të shpenzojmë mund të përpiqemi ta zgjidhim sërish vetë.Shkruaj kodin e mëposhtëm në Python. Çfarë kuptimi ka komanda import math? Math është një modul në Python, i disponueshëm për të ofruar funksione të gatshme matematikore. Baza e tyre është marrë nga libraria math.hnë gjuhën C. Provo ta bësh koment rreshtin import mathdhe shiko mesazhin që jep përpiluesi. Përdor disa funksione të tjera të gatshme të modulit math. Mund të gjesh një tjetër modul të ngjashëm me math?Aktivitet: kupton që projektimi i algoritmeve përfshin aftësinë për të realizuar sa më lehtë riautorësinë e kodit.import matha=100b=2print(math.sqrt(a))print(math.pow(a,b))Përparësitë e ripërdorimit të kodit janë:• kohë më e shpejtë zhvillimi; • ulen kostot për zhvillim dhe për mirëmbajtje (që janë edhe më të larta se zhvillimi); • besueshmëri më e lartë e sistemit, pasi ai ka kaluar fazat e testimit dhe ka dhënë prova se ka rezistuar në kushte të vërteta pune; • ulet niveli i rrezikut: ka më pak pasiguri mbi suksesin e programit në krahasim me zhvillimin vetë nga e para; • përdorim më efikas i stafit: një pjesë e stafit merret vetëm me kod të ripërdorshëm, të cilin një pjesë tjetër stafi e merr të gatshëm dhe e përshtat sipas nevojës.Mangësitë e ripërdorimit të kodit janë: • e vështirë të gjesh cilët përbërës të programit tënd mund t’i huazosh nga të tjerë; • e vështirë të kuptosh si funksionojnë përbërësit e ripërdorur; • e vështirë të përshtatësh dhe të kombinosh projektin tënd me përbërësit e ripërdorshëm.Fig. 1Fig. 2Nxënësi/ja:2.15 Ripërdorimi i kodit62
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68