Page 65 - Demo
P. 65
Çfarë mund të ripërdoret? Teorikisht mund të përdoren përbërës kodi si funksionet e gatshme ose konceptet abstrakte, si p.sh. logjika projektimi. Njihen 4 nivele të njohura të ripërdorimit: 1. Programimi copy/paste i referohet një kopjimi identik në masë të gjerë të kodit të zhvilluar nga një palë tjetër. Kjo mënyrë përdoret kryesisht për shkak të mungesës së aftësive programuese. Por mund të përdoret gjithashtu edhe nga programues me përvojë, të cilët kanë ndërtuar vetë libraritë e tyre me funksione të gatshme për përdorim të shpejtë të mëvonshëm. Duket se ka përfitim nga ky ripërdorim në një kohë afatshkurtër, por mirëmbajtja e një kodi të tillë është detyrë tejet e vështirë, ndaj nuk këshillohet të përdoret.2. Libraritë janë një formë shumë e shpeshtë e ripërdorimit të kodit. Ato përmbajnë funksione, klasa, konstante të gatshme, që lehtësojnë ndjeshëm rritjen e shpejtësisë në kodifikim dhe kompaktësinë e tij.3. Modele projektimi, të cilat mundësojnë ripërdorimin e ideve dhe koncepteve të projektimit, në mënyrë të pavarur nga kodi. Një model projektimi është një zgjidhje e përgjithshme dhe e ripërdorshme e një problemi. Për shkak se nuk është një projektim i përfunduar dhe specifik, ai mund të gjejë përdorim duke iu përshtatur rastit që programuesi ka nevojë. 4. Framework është një projektim abstrakt, bazuar në qasjen e orientuar nga objekti, i ngjashëm me librarinë, por mund të jetë më kompleks dhe shumë specifik për një fushë të caktuar.Tabela e mëposhtme liston disa nga libraritë më të përdorura në komunitetin e programuesve në Python.Emri i librarisë FunksioniPandas Shumë e nevojshme për përpunime të të dhënave shkencore.NumPy Mbart funksione të vështira matematikore dhe një paketë për llogaritje shkencore.SQLAlchemy E mirënjohur për veprime me bazat e të dhënave.PyGame Siguron një ndërfaqe shumë të thjeshtë për përpunime grafike dhe zëri. PyGTK Mundëson krijimin e programeve në Python që kanë ndërfaqe grafike me përdoruesin.Matplotlib Përdoret për të vizatuar grafikë 2 përmasorë.Plotly Përdoret për të krijuar paraqitje të bukura dhe efekte vizuale. Statsmodels Përpunon të dhëna statistikore dhe shfaq rezultatin duke përdorur modele të ndryshme statistikore.PROVO VETEN1. Cilëso përparësitë e ripërdorimit të kodit.2. Sa nivele ripërdorimi të kodit mund të zbatojë një programues dhe cilat janë ato?3. Provo të zbatosh në kod Python disa funksione të gatshme që ndodhen në libraritë e përmendura në tabelën 1.TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI63

