Page 69 - Demo
P. 69
Nxënësi/ja:2.17Inteligjenca artificiale është një shkencë kompjuterike, e cila merret me aftësimin e programeve kompjuterike për të menduar dhe mësuar, pra për t’i bërë makinat të afta të marrin vendime të zgjuara. Emri inteligjencë artificiale u përmend për herë të parë në vitin 1955 nga John McCarthy dhe shpesh zbatimi i saj në një fushë konkrete është paraprirë nga prodhimet e filmave fiction (mund të përmendësh disa). Në përgjithësi, inteligjencë artificiale do të thotë një makinë që imiton sjelljen njerëzore. Por idealisht një makinë inteligjente është e aftë të perceptojë ambientin dhe kësisoj merr vendime e vepron në formën më të mirë, që rrit shansin e suksesit për një qëllim të caktuar. Me përparimin e teknologjisë disa aplikacione, si njohja e karaktereve dhe përkthimi i tyre në tekst të ndryshueshëm në kompjuter (optical character recognition), nuk njihen më si programe karakteristike inteligjente, por thjesht si rutina të zakonshme teknologjike.Momentalisht me inteligjencë artificiale i referohemi aftësisë së kompjuterit për të kuptuar gjuhën njerëzore, aftësisë së tij për t’u bërë pjesë e konkurseve në lojëra kompjuterike në nivele të përparuar, aftësisë për të njohur emocionet njerëzore dhe për imitimin e njeriut në komunikim apo krijimtari, i referohemi makinave me sistem vetëdrejtimi (pa shofer) etj. Kjo shkencë, madje, po konsiderohet e rrezikshme për njerëzimin, nëse vazhdon të zhvillohet me ritmet e sotme pa u kontrolluar dhe standardizuar me ligj. Inteligjenca artificiale përfshihet në shumë fusha të ndryshme, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e saj, si shkenca kompjuterike, matematika, gjuhësia, psikologjia, neuroshkenca, filozofia etj. Aktualisht, kërkuesit shkencorë shpresojnë të krijojnë një lloj “inteligjence artificiale të përgjithshme”, e cila mund të zgjidhë disa probleme njëherësh.Shkenca e inteligjencës artificiale nuk ka kufi të matshëm të përbërësve të saj. Ajo është një përzierje e këtyre elementeve kryesore:Sistemet inteligjente Ke provuar ndonjëherë të luash shah në internet kundrejt një kompjuteri? Loja e zhvilluar nga kompjuteri është programuar duke përdorur njohuri nga shkenca e inteligjencës artificiale. Për lojën e shahut ndërtohet një pemë loje, që përbëhet nga të gjitha lëvizjet e mundshme pas çdo lëvizjeje të lojtarit njeri. Kompjuteri është trajnuar pas mijëra lojërave që të mësojë vetveten duke mbajtur mend lëvizjet që e çojnë më pranë fitores. Hapësira e lëvizjeve të programuara është e rendit 10120. Nëse loja luhet në nivelin e përparuar, atëherë kompjuteri është plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha lëvizjet e lojtarit (duke supozuar se kompjuteri është i mirëtrajnuar). Në këtë rast bëhet tepër e vështirë të fitohet kundër kompjuterit. Në vitin 1997 u regjistrua programi i parë kompjuter, Deep Blue, i cili mundi kampionin botëror të shahut Kasparov. Në qoftë se përzgjedh nivelin e inteligjencës së kompjuterit në fillestar, ajo çfarë bëhet është bllokimi i disa rrugëve të pemës së lojës duke e bërë kompjuterin më pak inteligjent, rast në të cilin mund të fitohet ndaj kompjuterit. Cilëso disa fusha të tjera nga jeta e përditshme, përveç lojërave, ku kompjuteri është trajnuar të sillet sikurse njeriu.Aktivitet: kupton që sistemet kompjuterike mund të programohen për të kryer detyra që kërkojnë inteligjencën njerëzore.Fig. 1Shkencat kompjuterikeInteligjenca artificialeFilozofiaSociologjiaMatematika BiologjiaShkenca e neuronevePsikologjiaFig. 267

