Page 70 - Demo
P. 70


                                    TEMATIKA 2 ALGORITMIKA DHE PROGRAMIMI1. Arsyetimi, që përbën bashkësinë e proceseve që mundësojnë të gjykuarit, marrjen e vendimeve dhe parashikimin.2. Të mësuarit që është aktiviteti i të mësuarit, i përftimit të njohurive apo aftësive, të praktikuarit dhe krijimit të përvojës. Sistemet e aftësuara nga inteligjenca artificiale bëhen të mësueshme, aftësi kjo që gjendet te njeriu dhe disa kafshë.3. Zgjidhja e problemeve është procesi i gjetjes së zgjidhjes së një situate, e cila shpeshherë kërkon vendimmarrje. 4. Perceptimi, që ka të bëjë me përftimin, përkthimin, përzgjedhjen dhe organizimin e informacionit e përçuar nga sensorët. Perceptimi është ngushtësisht i lidhur me ndjesinë dhe janë pikërisht sensorët që përdoren për këto detyra. Sensorët në praktikë lexojnë informacion, si p.sh. leximi i gjurmëve të gishtave, njohja e zërit, dallimi i fjalëve të folura, dallimi i tipareve të fytyrës për vërtetimin e identitetit të një personi. Po ashtu, një rast tjetër përdorimi i sensorit është “nuhatja e tymit” në godina për të sinjalizuar zjarrin etj. 5. Inteligjenca gjuhësore është aftësia për të përdorur gjuhën e folur dhe të shkruar (për ta kuptuar, folur dhe shkruar atë).Mënyra si funksionon Inteligjenca artificiale është bashkëpunimi i ngushtë mes agjentëve (që mund të jenë robotikë ose software) dhe ambientit. Një agjent është gjithçka që arrin të perceptojë informacion nëpërmjet sensorëve dhe të veprojë mbi ambientin nëpërmjet efektorëve. E gjithë arkitektura e përmendur, e cila përshkruan inteligjencën në makina, shpreh në fakt mënyrën si funksionon organizmi i njeriut. Sensorët janë neuronet e njeriut, që marrin ndjesi nga ambienti. Në bazë të informacionit të marrë, truri (software-i) merr vendime dhe ia komunikon atë gjymtyrëve (efektorëve) për të ndërmarrë një veprim ose kundërveprim në ambient. Ajo çfarë synon të realizojë shkenca e inteligjencës artificiale është ndërtimi i infrastrukturës dhe algoritmeve që veprojnë sikurse rrjeti neural njerëzor.Disa nga fushat kryesore, ku po kryhen kërkime shkencore dhe po përparon kjo shkencë janë:1. përpunimi i gjuhës njerëzore;2. sistemet eksperte;3. rrjetat neurale;4. robotika;5. logjika Fuzzy.PROVO VETEN1. Cilat janë fushat që kanë një kontribut madhor në inteligjencën artificiale.2. Ku ngjason sistemi inteligjent në makina me rrjetin neural njerëzor?3. Përmend disa zbatime të makinave inteligjente në jetën e përditshme për 5 fushat ku po kryhet kërkim shkencor aktualisht.4. Diskuto në klasë për rrezikun që mund t’i kanosë njerëzimit zhvillimi i shfrenuar i inteligjencës artificiale. Sill argumente pro dhe kundër kësaj shkence.Fig. 3Fig. 4Të mësuaritArsyetimi Inteligjenca gjuhësoreZgjidhja e problemeve PerceptimiInteligjencaVepronMjedisi EfektorëtPërcepton Sensorë68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74