Page 72 - Demo
P. 72


                                    3.1Nxënësi/ja:Baza e të dhënave është një sistem kompjuterik që ruan një bashkësi të dhënash të strukturuara dhe të lidhura midis tyre, që mund të përdoren nga programet aplikative. Të dhënat janë të paraqitura në formë tabele. Bazat e të dhënave kanë struktura dhe rregulla të caktuara se si të shtohen, modifikohen, fshihen dhe lexohen të dhënat që ruhen brenda tyre. Ato kanë një përdorim mjaft të gjerë edhe në jetën tonë të përditshme si: në shkolla, për të ruajtur të dhënat mbi nxënësit dhe mësuesit; në supermarkete, për të mbajtur inventarin e shitjeve dhe blerjeve të mallrave; në biblioteka, për të ruajtur gjendjen e librave; në spitale, për të regjistruar pacientët dhe administruar informacionet rreth tyre, mjekimin dhe rezultatet e analizave etj. Është shumë e rëndësishme, që të dimë, kur të përdorim një bazë të dhënash dhe të jemi të vetëdijshëm për përparësitë që ajo ka. Për shembull, ju mund t’ju duhet të ndërtoni një faqe web-i ose një aplikacion, që mban listën e librave të autorëve shqiptarë dhe informacione rreth këtyre librave. Në këtë rast ka shumë kuptim dhe është më e efektshme, që të dhënat të ruhen në një bazë të dhënash. Disa baza të dhënash mund të ruhen në një kompjuter të vetëm, kurse disa të tjera mund t’i kenë të dhënat e tyre të shpërndara dhe të ruajtura në qindra ose mijëra baza të dhënash që gjenden në data center në të gjithë botën. Baza e të dhënave përdoret për të organizuar dhe kërkuar informacionBazat e të dhënave e ruajnë informacionin në tabela. Ato që i ruajnë të gjitha të dhënat në një tabelë të vetme, quhen baza të dhënash me tabelë me një përmasë. Ato që kanë më shumë se një tabelë, të lidhura midis tyre, quhen baza të dhënash relacionale. Në tabelën 1 tregohet shembulli i një baze të dhënash të përbërë nga një tabelë me një përmasë. Në tabelën 2 tregohet një bazë të dhënash relacionale, ku të njëjtat të dhëna janë ruajtur në dy tabela të lidhura midis tyre nëpërmjet ID së departamentit. Hyrje në bazat e të dhënave Në figurën 1 jepet rafti i kartelave në bibliotekën e shkollës, ku ruhen informacionet rreth librave që gjenden në bibliotekë si dhe rreth nxënësve që mund t’i kenë tërhequr ato. Çfarë do të ishte më e efektshme të përdornim për të digjitalizuar informacionin që ndodhet në të, një file Excel apo një bazë të dhënash? Diskutoni në klasë me shokët për këtë temë?  kupton modelet relacionale dhe termat tipike të përdorura në terminologjinë e bazave të të dhënave.Aktivitet:Fig. 170
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76